“Gjaku s’bëhet ujë”, shqiptari në Ukrainë: S’e kemi harruar gjuhën

Shqiptarët jetojnë dhe punojnë në shumë vende të botës, ndërsa ka prej tyre që ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe traditën.

Pranë flamurit  me shkabën dykrenare, një shqiptar që jeton  në Ukrainë flet gjuhën shqipe si dhe nuk harron të përshëndesë  me fjalët: “Mirëdita vëllezër e motra”.

Ai shprehet me krenari dhe thotë se në Ukrainë jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë, të cilët u larguan kohë më parë nga Korça.

“Nuk i kemi harruar gjuhën, kulturën, traditën. Na jemi nga një gjak, e gjaku ujë nuk bëhet” ka shtuar ai.

Familja e shqiptarit është larguar dy shekuj më parë nga qyteti juglindor, por traditat e zakonet duket se janë ruajtur me krenari prej të parëve.

(BW/Gazeta Impakt)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne