Gjate 24 orëve 29 të vrarë në bombardimet e Amerikës kundër Sirisë

Burimet e varura nga kryengritësit sirianë, njoftuan vrasjen e 29 civilëve në bombardimet e avionëve luftarakë të të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika.

Bombardimet janë kryer në qytetin Raka në veri të Sirisë ku në radhët e viktimave numërohen 14 fëmijë. Ndërsa agjencia gjermane e lajmeve, duke cituar burime mjekësore në Siri njoftoi vrasjen e 16 civilëve në qytetin Palmira gjatë një bombardimi të koalicionit anti-ISIS. Ndërkohë koalicioni në fjalë pretendon se mundohet të parandalojë viktimat në radhët e civilëve por megjithatë shmangja e tyre është e pamundur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne