Gjendet vula e profetit Isaia?

Biblical Archaeology Society njofton se në Jeruzalem mund të jetë gjetur vula e profetit Isaia. Isaia jetoi në shekullin e 8 p.e.s dhe Bibla ka një libër të shkruar për të në Testamentin e Vjetër.

Shkrimi është identifikuar në një material qeramike të dëmtuar me mbishkrime hebraike ku mendohet se shkruhej: “I përket Isaias, profetit”.

Autorja e shkrimit, arkeologia Eilat Maar mendon se nëse inetpretimi I këtij materiali 2 700 vjeçar është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte prova e parë e ekzistencës së Isaias, jashtë kontesktit tekstual biblik.

Isaiah njihet si këshilltar i mbretit Hezekiah. Vula në fjalë u gjet në gërmimeve që nisën në vitin 2009 mes 34 copëzave të tjera qeramike në murin jugor të Jeruzalemit, në Malin e Tempullit. Mbishkrimi është në hebraishte të vjetër dhe në origjinal shkruan: Yesha‘yah[u], ndjekur nga fjala “nvy”. Sipas autores, nëse pas kësaj fjale pason fjala “aleph” atëherë fjali plotësohet qartë: I përket profetit Isaia.

Ideja se kemi të bëjmë me vulën e Isaias përforcohet nga fakti se në materialet e gërmuara u gjet edhe vula e mbretit Hezekiah. Nga ana tjetër, fjalisë i mungon fjala “aleph” për shkak të dëmtimit, çka e bën ende të paprovuar interpretimin e arkeologes Maar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne