Gjeneral Bagheri: Vendimi i Amerikës kundër Kudsit, fillim i Intifadës së madhe

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se vendimi i presidentit të Amerikës për shpalljen e Kudsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit fals të Izraelit, konsiderohet fillim i një Intifade të madhe. A

Agjensia e lajmeve Sepah News njoftoi se gjeneral Muhamed Bagher, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, sot në konferencën kombëtare “Fuqitë e mëdha dhe siguria e rajonit të Azisë Perëndimore” që u zhvillua në Teheran, deklaroi: “Shpallja e Kudsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e Amerikës është fillim i një Intifade të madhe dhe ky vendim i gabuar gjithashtu do të jetë fillim i ngjarjeve të mira. Regjimi sionist është rrënja e të gjitha problemeve në Lindjen e Mesme dhe myslimanët e rajonit nuk do ta durojnë këtë njollë kancerioze. Nëse nuk do të ndodhte Revolucioni Islamik, regjimi sionist do të pushtonte një pjesë të rëndësishme të territore të ëndrrave të vete. Një rajon i vogël është nën pushtimin e ISIS me mbështetjen e regjimit sionist, i cili së shpejti do të çlirohet dhe aktualisht e gjithë bota, edhe Amerika, kanë pranuar vazhdimin e punës së qeverisë së Bashar Asad, presidentit të Sirisë. Rajoni i Lindjes së Mesme nuk ka nevojë për fuqitë e mëdha dhe Republika Islamike e Iranit është aq shumë bujare sa të falë vendet e rajonit që kanë bërë gabime. Rrugëzgjidhja e problemeve të rajonit, është respektimi i opinionit të popujve të rajonit të cilët duhet të vendosin në lidhje me mënyrën e sistemeve shtetërore dhe udhëheqësve të tyre, ndërsa kufijtë aktual të rajonit duhet të respektohen”,- theksoi ndër të tjera Muhamed Bagher, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne