Gjeneral Telini versus tradhtar-pushtetarëve shqiptarë dhe debil-diplomatëve italianë në Tiranë

NGA GJERGJI THANASI

Gjenerali Enriko Telini (Enrico Tellini) lindi në 25 gusht 1871 në territorin e Porvincës së Lukës dhe u vra në 27 gusht 1923 në rrugën Kakavijë-Janinë nga banditët grekë të urdhëruar nga qeveria e Athinës. Gjeneral Telini nuk është thjesht vetëm një ushtarak madhor italian i vrarë në krye të detyrës, por ai është edhe një martir i cështjes kombëtare shqiptare. Gjeneral Telini si një nga anëtarët e komisionit ndërkombëtar për përcaktimin në terren (delimitimin) e kufirit tokësor shqiptaro-grek me argumente dhe me prova të pakundërshtueshme hodhi poshtë disa herë pretendimet e palës greke për të zhgrapur sa më shumë toka shqiptare. Në sajë të ndërhyrjes vendimtare të gjeneral Telinit, Shqipërisë i mbetën një sërë fshatrash e qytezash duke filluar nga Erseka, Starja, Barmashi, Carshova, Leskoviku, Llixhat e Sarandoporit, Përmeti e me rradhë. Grekët ishin tërbuar nga ndershëmëria profesionale dhe guximi prej ushtaraku sabaud e gjen. Telinit. Ata ishin frikësuar se kufiri shqiptaro-grek në zonën midis Gjirokastrës dhe Janinës mund të përfshinte brenda Shqipërisë edhe pjesë të Camërisë së pushtuar si Sajadha, Filati e deri të paktën në fshatin Kastricë afër Margëllëcit . Për grekët rrugëdalja e vetme për gllabërimin e tokave shqiptare ishte vënia e pusisë kundra gjeneralit dhe shpurës së tij në Rrugën Kakavijë-Janinë. Vrasja e pabesë e gjen. Telinit i shërbeu kryeministrit të atëhershëm italian, Musolinit si shkak mëse i mjaftueshëm për të bombarduar e mbajtur të pushtuar Ishullin e Korfuzit deri në momentin, që pala greke u zbyth, kërkoi ndjesë, pagoi dëmshpërblim, pranoi dënimin me vdekje për vrasësit vegla të vetat dhe i bëri përcjellje me ceremoni shtetërore trupit të gjeneralit të vdekur. Musolini si kryeministër i Italisë e kreu detyrën dhe detyrimin e tij ndaj gjeneralit të ushtrisë së vet. Shqipëria dhe patriotët shqiptarë i ngritën shtatore në zemër të Tiranës gjeneralit hero, që dha jetën për kufijtë e Shqipërisë. Komunistët pas vitit 1944 e shkatërruan shtatoren e gjeneralit.

Tradhtar-pushtetarët shqiptarë

Sot pushteti, opozita, presidenca madje edhe camo-partia PDIU e kanë mbyllur sqepin dhe rrinë squkë në këtë 95 vjetor të vrasjes së gjeneral Telinit. Normal kanë hall se u mërzitet Ambasada Greke në Tiranë, po të përkujtojnë gjeneralin hero italian, që u vra nga grekët, se mbronte kufijtë e Shqipërisë!!!!!!!!!

Pushtetarët shqiptarë flenë gjumin e madh dhe nuk po bëjnë asgjë për të përkujtuar përvjetorin e vrasjes së gjeneralit. Sus të gjithë duke filluar nga kryeministri, bankës së gruas së të cilit grekët i shitën një bankë, duke vazhduar me ministrin, që grekët e kanë në kllapë për shkak të videove hard core gay, kur ishte student në Greqi, deri te ish shefi kabinetiti, që ka hall se si grek etnik mund ta marrin me zor ushtar apo edhe  deri te kryeshikasi me dokument homogjeni grek (ajo karta ngjyrë rozë).

Opozita e mjerë për shkak të  komplekseve të theksuara të inferioritetit ose prej injorancës së skajshme në njohjen e historisë së afërt të Shqipërisë nuk bëzan që nuk bëzan edhe sot, kur Greqisë për shkak të krizës së llahtarshme ekonomike i kanë rënë benevrekët në fund të këmbëve! Fundi i fundit nga të tillë legen burra e Grida-gra, që presin të vinë në pushtet, kur Edvini t’ua lërë vetë, nuk ke se cfarë pret!

Turp për camo-partinë PDIU

Një herë e një kohë Camërinë e përfaqësonin gra heroike e të kultivuara si e veja e pashait të Ajdonatit, që komunikonte si e barabartë me z.Drumond shefin e Lidhjes së Kombeve apo me z.Titulesku sekretarin e Lidhjes së Kombeve. Në vitet 30-të e në fillim të viteve 40-të të shek XX camët i përfaqësonin burra të tillë të rangut të lartë si Alush Taga apo Nuri e Masar bej Dino, që komunikonin me Musolinin, gjen. Ambrosion, gjen Visconti Prascan, brigadenfyhrer Fictumin, ambasadorin Nojbahuer, gjen/lejtnant Aleksandrin e Kuartierit të Përgjithshëm aleat të Mesdheut pa kurrfarë inferioriteti. Sot kauzën came e përfaqësojnë burra e ndonjë grua, që nga halli se mos u prishet gjiza grekëve, nuk thonë asnjë fjalë të vetme për këtë përvjetor vrasjeje të një heroi italian, të vrarë nga grekët, sepse mbrojti kufijtë e Shqipërisë. Jazëk u qoftë politikanëve camër!

Diplomatët italianë….

Shqipëria ia ka parë sherrin si pushtues mjaft gjeneralëve italianë nga Piacentini te Renzo Dalmazo, nga Pariani te gjeneral Rossi, nga gjeneral (më vonë marshall) Messe te Agostinuci i karabinierëve. Për interesa të vetat apo të shtyrë nga rrethanat ka pasur gjeneralë italianë, që kanë kontribuar në dobi të Shqipërisë apo kanë luftuar krah për krah me shqiptarët nga gjen/lejtnant Ferrero, që rikonfirmoi në Gjirokastër më 1917 pavarësinë e Shqipërisë te gjeneral Azzi i Dvizionit Firenze. Shqipëria ka njohur e u është mirënjohëse edhe gjeneralëve komandues misionesh humanitare si gjen. Cacci apo Quintana (Operacioni Pelikan), por vetëm një gjeneral italian u martirizua nga grekët e liq për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. Ai është gjenerali Enriko Telini. Fatkeqësisht debil-diplomatët italianë të akredituar në Tiranë nuk kanë as kohë, as nge, as nerva të përkujtojnë qoftë edhe me një ceremoni tejet modeste përvjetorin e vrasjes së këtij heroi italian(SIC!)

Normal rrezikzinjtë janë tepër të zënë në pazar me Bushatin tonë, që Shqipëria të strehojë nja 20 eritreas, klandestinë në bordin e anijes U. Diciotti të Rojes Bregdetare italiane. O Zot sa të mjerë janë këta burokratë të Farnezinës sot krahasuar me paraardhësit e tyre të kohës, kur minister i jashtëm i Italisë ad Interim ishte kavaljere Benito, që fatkeqësisht 16 vjet pas vrasjes së Telinit nën shtytjen dhëndërrit të vet “whipper snapper” firmosi invadimin e Atdheut tim!!!!! Për të tillë diplomatë, që edhe kur përjashtimisht një general italian rezulton trim, hero deri në sakrificën sublime, nuk i përkujtojnë përvjetorin e vrasjes , mbetet vetëm t’u kujtosh fjalët, që Jezui në kryq tha për cifutët, që e kryqëzuan: Fali o atë se nuk dinë ma mirë (këta diplomatët italianë të akredituar në Tiranë)!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne