Gjenerali amerikan: Do të ketë reforma në ushtri për shkak të potencialit në rritje të Rusisë dhe Kinës

Eric Warley, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Aftësive të Luftës, tha se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të reformojnë forcat e tyre të armatosura për shkak të potencialit ushtarak në rritje të Rusisë dhe Kinës.

Sipas Wesley, ushtria amerikane u përqendrua në ‘sistemin e brigadës’, pasi luftoi kryesisht me grupe terroriste gjatë 15 viteve të fundit.

Wesley tha se forcat e armatosura kanë nevojë për një strukturë më komplekse dhe taktika të luftës, në mënyrë që të luftoj armiqtë më serioz. Ai tha se për këtë arsye, ushtria amerikane, gjatë viteve të ardhshme, duhet të zhvillohet sipas doktrinës së ‘operacioneve shumëfunksionale’.

Në fillim të kësaj jave, portali Aviation Week kishte shkruar se Drejtoria e Projekteve të Hulumtuese të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (DARPA) synon të ringjallë programin e zbatuar gjatë periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’, në mënyrë që të ndalojë Rusinë.

Sipas portalit Aviation Week, programi u bazua në projektin e Assault Breaker. Gjatë periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’, projekti parashikonte zhvillimin e armëve inteligjente dhe me saktësi të lartë për të ndaluar tanket sovjetike, në rast se Ushtria e Kuqe e sulmon Evropën.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne