Gjenerali izraelit: Forcat izraelite qëllimisht i vrasin fëmijët palestinezë

Një gjeneral izraelit tha se trupat izraelite të vendosura në kufirin e Rripit të Gazës, sipas urdhrave të autoriteteve tona, po gjuajnë mbi fëmijët palestinezë në këtë zonë.

Siç raporton të hënën Qendra Palestineze për Informim, Zafika Fogel, një ish-zëvendëskomandant i zonës jugore të ushtrisë së regjimit sionist, shtoi se ushtarët izraelitë mund të identifikojnë fëmijët nga të rinjtë, por ata me dashje i qëllojnë fëmijët. Sipas raportit, ushtria izraelite në krimin më të fundit të saj, martirizoi një adoleshent 15-vjeçar palestinez i quajtur “Muhamed Ibrahim Ajub”, në rajonin Xhebel Ali, në veri të Gazës. Sipas Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve Palestinezë, forcat sioniste vranë pesëmbëdhjetë fëmijë palestinezë në Gaza, në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem në vitin 2017. Sipas këtij burimi, nga viti 2000 deri në shkurt 2017, 2,069 fëmijë palestinezë u vranë në sulmet ushtarake izraelite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne