Gjenerali libanez: Turqia i shërben projektit të SHBA-së

Gjenerali libanez në pension, Emin Hutait ka parashtruar se me lëvizjen që ka ndërmarrë në Afrin në rrugë të ndërthorë po i shërben prokjektit të Amerikës për të shpërbërë Sirinë.

Emin Hutai

Humbjet e Turqisë në Siri

Me sulmet e reja që Turqia ka ndërmarrë kundrejt Sirisë, Ankaraja e ka ulur standardin e pritshmërive dhe objektivave të saj. Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit dëshironte të krijonte në veri të Sirisë një zonë që do t’i vinte emrin e zonës së sigurt. Ankaraja dëshironte që një pjeë të kësaj zone ta mbante nën kontrollin e një force ushtarake të përbërë nga kukullat e Turqisë.

Zona ishte parashikuar që të kishte një gjërësi prej 120 kilometrash dhe të thellohej përtej deri në 70 deri në 90 kilometra si dhe ishte parashikuar që kryeqyteti i kësaj zone të ishte Aleppo.

Duke marrë parasysh gjithë këto parashikime, qeveria arriti që ta parandalonte suksesin e planit të parë të Turqisë. Me çlirimin e Aleppos, këtyre pretendimeve dhe idealeve të Turqisë iu dha njëgoditje e fortë. Kështu që u shuan ëndrrat e Turqisë për të krijuar një zonë të ndalimit të fluturimeve, apo që të krijonte një zonë të sigurt përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Pas kësaj humbjeje që pësoi, Turqia e humbi ftohtësinë dhe duke shfrytëzuar këtë rast vetë Rusia pas fitores së arritur në Aleppo gjeti rastin që t’i zgjaste dorën Ankarasë për ta përfshirë edhe Turqinë në procesin tre-palësh për procesin e zgjidhjes politike që do të fillonte në Astana.

Qëllimi i Rusisë në lidhje me këtë veprim ishte t’i jepte fund dhunës dhe të përfshinte Turqinë në përpjekjet për të arritur paqen që parashikonte ruajtjen e sovranitetit të Sirisë si dhe unitetin territorial.

Pavarësisht namit që ka regjimi turk për lojën e pisët që luan dhe që nuk i qëndron besnik marrëveshjeve që bën, mbështetësit e procesit të Astanës me pjesëmarrjen e Rusisë dhe të Iranit kishin menduar se në kushtet aktuale Turqia ishte e detyruar të sillej duke ecur në rrugë të njëjtë që me qëllimet dhe objektivat e arritura në mbledhjet e Astanës.

Duke u nisur nga ky mirëbesim, ata ia lanë përgjegjësinë e sigurisë dhe stabilitetit Turqisë në rajonin e Idlibit dhe gjithë çfarë përmbledh ky rajon.

Në këtë rajon gjenden të grumbulluar pothuajse 40 mijë terroristë. Arsyeja pse numri i terroristëve është kaq i lartë në këtë zonëështë se terroristët e arratisur nga zonat që ka çliruar ushtria siriane apo militantët që kanë bërë marrëveshje paqeje me ushtrinë siriane janë të gjithë të mbledhur në këtë zonë.

Një tjetër grup terrorist aty është edhe grupi që në vitin 2014-2015 pati sulmuar qendrat ushtarake në Idlib dhe që në atë kohë ishin vendosur aty.

Pritshmëria ndaj Turqisë ishte që aktivitetet e saj në Turqi të përkonin me përfundimet që dilnin nga mbledhjet e Astanas. Brenda këtyre kornizave, Ankaraja duhet të vepronte në dy mënyra për të përmbushur detyrimet e saj.

1- Të bënte të mundur shpërbërjen e grupimeve të armatosura dhe t’i bindte militantët që të linin armët dhe të bëheshin pjesë e procesit të paqes dhe të hapte rrugën që të vinte koha që forcat e qeverisë siriane të merrnin në dorë kontrollin e ligjshëm të sigurisë së kësaj zone.

2- Mund të zgjeronte rrugët ushtarake për t’i larguar këto grupime terroriste nga ky rajon.

Pavarësisht kësaj duket se Turqia edhe njëherë tjetër e ka neglizuar këtë marrëveshje për të cilën ka rënë dakord dhe duke marrë parasysh planin e saj vetjak për të mbështetur grupimet terroiste ka filluar operacione të ndryshme me Frontin Nusra dhe me grupime të tukrmenëve që gjenden nërajonin e Idlibit.

Turqia i pati formësuar këto grupime për të arritur qëllimet e saj vetjake dhe i përdori ato si mjet për të mbështetur ndikueshmërinë e saj gjatë zgjidhjes politike. Për më tepër, Turqia dëshironte që krijonte një rajon me ndikueshërinë e vet që do të qëndronte larg kontrollit të qeverisë sirane dhe këtë rajon donte ta mbante nën kontrollin e vet si një balancim të gjithë projekteve të tjera që nuk kishte arritur t’i përfundonte me sukses.

Sigurisht që një qëndrim i këtillë i Turqisë nuk ishte një suprizë për Sirinë. Damasku e ka mohur gjithnjë praninë dhe udhëheqjen e trupave ushtarake të Turqisë brenda territoreve të saj. Qeveria siriane nuk ka menduar kurrë se Turqia mund të marrë nën kontroll në nonjë mënyrë të ligjshme territore brenda shtetit sirian.

Për këtë arsye, zyrtarët në Damask bashkë me bashkëpuntorët e tyre përgatitën një plan për të çlironin Idlibin si dhe zonat përreth. Ky plan u vu në zbatim pasi ushtria siriane kishte bërë të mundur spastrimin nga grupimet terroriste të brigjeve të Tedmurit dhe pjesës së shkretëtirës së vendit që shtrihet më pas deri në kufirin me Irakun.

Turqia kishte menduar se mund ta mashtronte Sirinë në lidhje me Idlibin, mendonte se mund të fitonte kohë për të vënë në jetë projektin e saj dhe se pa bërë shumë zhurmë mund t’i vinte kushte të reja Sirisë dhe aleatëve të saj. Megjithatë, plani i Turqisë dështoi edhe njëherë tjetër.

Ushtria siriane filloi fazën e parë të operacionit në Idlib.Duke marrë nën kontroll bazën e dytë ushtarake të pjesës veriore të Sirisë, aeroportin ushtarak Ebu Duhur arriti të korrte një fitore strategjike shumë të rëndësishme. Arriti të rrethonte në një sipëfaqe 900 kilometrsh katrorë terroristët e ISIS-it. Duke qënë se ia pati bërë të pamundur këtyre terrorsitëve që të mund të sulmonin aeroportin e Ebu Duhurit, i detyroi ata ose të dorëzoheshin ose të shkonin drejt vdekjes.

Për më tepër, si pasojë e këtij operacioni u bë e mundur që Fronti i Nusras të humbte më shumë se 200 raketa që posedonte dhe kështu u vendos një pozicion edhe më kritik.

Këto aktivitete në terren që ndodhën pikërisht një javë përpara konferencës kombëtare të Sirisë që do organizohet në Soçi kanë qënë një suprizë përsa i përket Turqisë. Për më tepër, Amerika po kërkon të gjejë një justifikim që Siria të mos përgjigjet për mbështetjen që është duke i dhënë rebelëve kurdë. Përpos kësaj, Turqia ka pasur në mënyrë të vazhdueshme pretendime të shumta për të sulmuar herë pas here Sirinë, për të marrë pjesërisht kontrollin e saj, madje edhe kontrollin e përgjithshëm.

Të gjitha këto pretendime të Turqisë e bënë atë që fillonte në rajonit e Afrinit ulmin nën emrin Dega e Ullirit. Duke përdorur emrin Dega e Ullirit, Turqia po mundohet të japë imazhin se ky operacion nuk është duke u zhvilluar me sulme e derdhje të gjakut por sikur ka për qëllim të arrijë paqe dhe të krijojë stabilitet në rajon. Për këtë arsye, operacionin e ka shpallur me qëllim të kuftës kundër terrorizmit dhe mbajtjen e tërroristëve larg kufirit me Turqinë.

Sulmi i Turqisë ka filluar nën vëzhgimin e Amerikës

Turqia me këtë sulm që ka filluar kundër rajonit Afrin duke u nisur nga kushtetet që ka krijuar, pretendimeve dhe qëllimeve që ka është duke u munduar që të marrë edhe aprovimin e shteteve të tjera. Për këtë arsye ka lajmëruar paraprakisht Iranin dhe Rusinë në lidhje me operacionin ushtarak dhe me anë të konsulatës së saj i ka dërguar një lajmërim me shkrim edhe damaskut.

Siria e ka mohuar një gjë të këtillë, ndërkohë Moska as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë gjë dhe vazhduar të jetë e heshtur në këtë aspekt. Ndërkohë Teherani e ka mohuar në mënyrë të hapur operacionin ushtarak të Turqisë në Siri dhe ka kërkuar që të tregohet respekt ndaj sovranitetit të Sirisë dhe të unitetit territorial të saj.

Anglia, e cila gjendet në anën tjetër të kësaj balance edhe e ka miratuar operacionin dhe ka bërë të qartë se është e vetëdijshme për këtë gjë. Ky qëndrim i Londrës ka qënë një shenjë se vetë Amerika i ka ndezur dritën jeshile Turqisë për një sulm të këtillë. Edhe Amerika është shprehur se ka arritur menjëherë që e ka kuptuar sjelljen e Turqisë.

Një tjetër gjë për të ardhur turp është se është mbledhur Këshilli i Sigurimit të OKB-së në lidhje me situatën e krijuar në Afrin, megjithatë nuk kanë arritur që të marrin një vendim, madje as nuk kanë dhënë një deklaratë të vetme. Me siguri, Këshilli i Sigurimit të OKB-së i është dorëzuar vendimit të SHBA-së dhe pjesa tjetër e antarëve të Këshillit të Sigurimit kanë përdorur veton kundër këtij vendimi.

Për këtë arsye është e mundur të thuhet se operacioni i Turqisë në Afrin është bëri i mundur me miratimin e shteteve që kanë 7 vjet që sulmojnë Sirinë.

Fati i Turqisë në sulmin e Sirisë

Normalisht, tashmë na lind në mendje pyetja në lidhje me fatin, pra me rezultatin që mund të sjellë ky sulm. Fillimisht lipset që të bëjmë të qartë se ky është një hap i hedhur në favor të përmbushjes së interesave të Ameriës dhe një gjë e këtillë i ka shërbyer projektit amerikan që ka për qëllim që të vazhdojë konfliktet në Siri, krijimin e situatës së përshtatshme që në mënyrë të ndërthortë do ta çonte Sirinë drejt shpërbërjes parandalimin e arritjes në stabilitet të Sirisë që do të mund të mundësonte ruajtjen e unitetit territorial. Amerika po përdor në pjesën perëndimore të vendit të njëjtën politikë që po përdor me forcat kurde në pjesën lindore të vendit të kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Për më tepër, sulmi në fjalë mund të lërë tashmë në hije edhe konferencën e Soçit dhe mund të ketë ndikueshmëri në palët që do të marrin pjesë në konferencë.

Turqia pretendon që nëpërmjet këtij sulmi të mund të parandalojë që ushtria siriane të arrijë deri në kufirin me Turqisë si dhe mendonte se mund të parandalojë hyrjen në fazën e tretë të luftës në Idlib. Të shohim nëse Turqia mund ta arrijë këtë qëllim?

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, duhet të qartësojmë këtë sulm dhe të marrim paraysh faktin sesa e vetme është Turqia përsa i përket objektivave që pretendon të arrijë.

Në planin e parë të Turqisë, pati deklaruar se qëllimi i operacionit ishte shpërbërja e rrezikut nga terrorizmi. Megjithatë më pas bëri me dije se pretendonte të ndërtonte një zonë të sigurt 30 kilometra në brendësi të territorit të Sirisë që nga kufiri sirian;pas kësaj deklarate erdhi një tjetër ku bëhej me dije se për hirë të arsyeve të sigurisë dhe për arsye strategjike kërkonte të krijonte një kontroll të përhershëm të kësaj zone.

Në fund të fundit, në luftën e Afrinit vetë Erdogani ka bërë me dije se ka parahikuar një plan që në këtë rajon të vendosë 3 milionë refugjatët sirianë që gjenden në Turqi. Sigurisht shifrat që Turqia ka deklaruar në lihje me këtë çështje nuk është i vërtetë. Megjithatë Turqia harron këtë: populli srian dhe udhëheqësit e tyre nuk e pranojnë që Turqia ta pushtojë këtë rajon dhe nuk do të qëndrojë pa dhënë përgjigje për këtë hap të ndërmarrë.

Po kështu është e vërtetë që disa kurdë me disa sjellje të tyre dhe me lidhjen që kanë me Amerikën kundër shtetit të tyre i kanë hën Turqisë një justifikim për të ndërhyrë në veri të Sirisë. Megjithatë, pjesa më e madhe e popullit sirian është pozcionuar përkrah qeverisë siriane dhe ushtrisë së saj si dhe e ka fuqinë që t’i dalë kundër sulmit të Turqisë.

Ne besojmë se kjo dalje në pozicion kundërshtues do të marrë jetë në dy faza. Faza e parë përfshin aktivitetet politike dhe ato ligjore, fazë të cilën Siria tashmë e ka filluar. Ndërkohë, faza e dytë përfshin terrenin ushtarak dhe nuk mendojmë se Siria ka ndërmend që ta shtyjë një fazë të këtillë.

Nëse Turqia nuk i dorëzohet detyrimeve të aj në procesin politik, nëse nuk i ndërpret sulmet dhe nëse nuk vepron në konsistencë me qëndrim që ka mbajtur në Astana do ta gjej veten në pozicionin e një armiku të jashtëm në territoret siriane. Dhe në këtë situatë do të ketë dëme më të shumta sesa ka parashikuar.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne