Gjenerali Scaparrotti të mërkurën në Turqi, kontakte për Sirinë dhe vizitë në “Incirlik”

Gjeneralarmate Curtis Scaparrotti, komandant i Komandës Supreme të Aleancës në Evropë (SACEUR) për Operacionet e Komandës Aleate të NATO-s dhe njëherësh i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM), do të vizitojë Turqinë për kontakte në lidhje me Sirinë.

Të mërkurën e 1 gushtit, Gjenerali Scaparrotti do të ketë takime me autoritetet turke në Ankara.

Në këto takime pritet të bisedohet kryesisht për zhvillimet në veri të Sirisë.

Kurse ditën e enjte, më datë 2 gusht, Scaparrotti do të vizitojë Bazën Ajrore “Incirlik” në lokalitetin me të njëjtin emër të Adanasë dhe më pas do të kalojë në Izmir.

Kontakti i fundit i gjeneralit amerikan me zyrtarët turq ka qenë më datë 27 qershor, kur ai bisedoi në telefon me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, asokohe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sipas një komunikate të ushtrisë turke, në këtë bisedë telefonike janë marrë në shqyrtim gjendja aktuale e sigurisë në veri të Sirisë dhe implementimi i parimeve të sigurisë, të cilat janë përcaktuar në kuadër të akordit të mëparshëm të palëve rreth “udhërrëfyesit për Menbixhin”; si dhe janë shkëmbyer mendime për disa çështje që kanë të bëjnë me NATO-n./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne