Gjenerali sionist: Duhet të pajtohemi me Hamasin

Ish-komandant i Frontit të Jugut të Izraelit Zionist, gjeneral Doron Almog tha se Izraeli duhet të pajtohet me Hamasin për t’i dhënë fund protestave në Rripin e Gazës.

Duke folur për Radio të Ushtrisë izraelite, gjeneral Doron Almog tha se si rezultat i përshkallëzimit të protestave në Rripin e Gazës, mund të ketë një sulm raketash ndaj Tel Avivit nga grupet që nuk janë nën kontrollin e Hamasit.

Gjenerali Almog paralajmëroi regjimin pushtues sionist lidhur me atë se një konflikt që do të filloj në Rripin e Gazës, mund të shtrihet deri në Bregun Perëndimor, Liban dhe Siri.

Gjenerali Almog, i cili tha se regjimi sionist duhet të pajtohet me Hamasin, theksoi se Izraeli duhet të bëjë me Hamasin një marrëveshje 10 vjeçare për të cilën do të jenë garantues Egjipti, qeveria palestineze dhe SHBA-ja.

Gjenerali Almog beson se Hamasi ka arritur qëllmin e vet dhe ka marrë atë që ka dëshiruar përmes Marshit të Madh të Kthimit i cili ka vazhduar që nga 30 marsi.

‘Marshi i Madh i Kthimit’ i cili filloi më 30 mars, çoi në momente të nxehta në mes të Izraelit dhe palestinezëve në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite hodhi plumba mbi civilët që morën pjesë në marsh. Prej 30 marsi deri më sot, si rezultat i sulmeve të Izraelit, ranë dëshmorë 117 civil palestinezë, ndërsa mbi 12.000 palestinezë janë plagosur.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne