‘Gjeniu i mashtrimit’ që arriti të shiste kullën Eiffel

Një gjeni i mashtrimit. Ky person, i njohur me emrin e artit Victor Lustig (emri i vërtetë nuk dihet) lindi në 1890 në një qytezë të Bohemisë. Në vitin 1925 realizoi mashtrimin që e bëri të famshëm.

Kulla Eiffel ishte në kushte të këqija.

Lustig shtiu në dorë letra të bardha me kokën e Ministrisë së Postë Telegrafit, enti përgjegjës për Kullën, u shtir si një funksionar i lartë dhe u dërgoi shkresa tregtarëve kryesorë të hekurit, ku u shpjegonte se Kulla do të prishej dhe mbetjet e saj do të hidheshin në ankand.

Një prej tregtarëve e hëngri karremin dhe i dorëzoi Lustigut një valixhe me 250 mijë franga, në përpjekje për ta korruptuar para ankandit.

Disa muaj më vonë Lustig e përsëriti mashtrimin, por u zbulua dhe u detyrua të largohet për në SHBA, ku vazhdoi të mashtrojë, por edhe u arrestua, u dënua dhe u mbyll në burgun federal të Alkatrazit, deri kur vdiq në vitin 1947.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne