Gjeopolitika e re që gatuhet përmes samitit të Triestes?!

Shkruan: Savash VELIU

Para disa viteve gjithashtu shkruajta për një ‘’UNION BALLKANIK’’ që duhet krijuar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, por e cila mund të bëhet sot edhe realitet. Shtete të cilët jo rastësisht janë marginalizuar dhe janë lënë në gjendje ‘status quo’ pa përparim politik dhe atë ekonomik në krahasim me disa vende që i rrethojnë këtë ‘oazë’ të brisht e të gatshëm të plasë si fuçi baroti për tekat e Fuqive të Mëdha. Cuditërisht këta shtete të Ballkanit Perëndimor janë kryesisht të besimit ortodoksë dhe një pjesë Islame. A thua këtu BE ka për qëllim të bëj një segregacion fetar duke marr në familjen e saj më parë Kroatët dhe Sllovenët kristian Katolik!?

Një fakt i rëndësishëm që tregon se ky samit apo edhe tre të tjerët që e pararendën nuk janë një rastësi historike, por një lëvizje e madhe gjeopolitike që do të përjetojë një “stazh” apo “karantinë” quaje si të duash, për të dhënë provën e hyrjes në rrethin viciozë Kristian të pakicës muslimane të izoluar nga Turqia e cila me dekada opstruksohet nga BE, e veçmas nga Gjermania.

A është krijuar një hapësirë e re politiko-ekonomike apo ndarja politike e sërishme e muslimanëve të Ballkanit nga trungu islam si kufi e fundit të Bashkimit (kristian) Europian duke e mbajtur late arg Turqisë? A thua janë me paramendim të pranuar më parë Greqia, Bullgaria dhe Rumunia si një instrument të mirë për BE që Angela Merkel të vulos në Ballkan një Jugosllavi e re, ku serbët sërish do t’jua “hipin” shqiptarëve dhe boshnjakëve në qafë?!

Samiti i Triestes, një mbledhje për të katërtin vit e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe dhe natyrisht BE-së me 6 vende të Ballkanit Perëndimor pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE, por këtë herë bashkë me Shqipërinë, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë – do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të ish-Jugosllavisë, që çimentoi atë që tashmë quhet si Zona e Lirë Ekonomike e Ballkanit.

Vini re, shtetet që po e ndërtojnë këtë hapësirë të re, janë as më pak e as më shumë por Fuqitë e Mëdha që vendosën për të ndarë trojet që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane pas rënies së saj, ku mungon vetëm Rusia. Por mos harojmë se Merkel dhe Putin përforcojnë lidhjet e forta mes tyre!

BE thotë se; Ballkani nga ana ekonomike është për europianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë europiane. BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në të njëjtën kohë ruan influencën e saj në Ballkan, atëherë përse ky cinizëm?

Është BE-ja ajo që i la elitat kombëtare të Ballkanit Perëndimor të rrezikojnë paqen e brishtë me dështimet e qeverisjeve të tyre të papërgjegjshme. Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike dhe zhvillimi ekonomik të këtyre hapësirave që botërisht njihen me pasuritë e saja natyrore si dhe rrugët e saja gjeostrategjike në Evropë, e veçmas ato në trojet e muslimanëve ballkanas.

Me siguri jo rastësisht edhe shumë analistë në Prishtinë e Tiranë të mbështetur nga fondet ndërkombëtare, po e përhapin idenë e Islamofobisë dhe antiislamizmit ekstrem duke ndërhyrë në çdo segment të jetës së qytetarit musliman pa të drejtë të mbrohen nga institucionet shtetërore, që në këtë rast bëjnë vetëm sehirë,

Poashtu sipas kuluarëve bëhet me dije se shteti Grek e shiti Çamërinë për një vlerë prej rreth 80 miliardë dollarë tek shteti i Israelit, në fillim të muajit Qershor, kur Beniamin Netanyahu ndodhej në Greqi ku dhe firmosi marrëveshjen. Hebrejë e kanë për detyrë ta mbrojnë dhe përkrahin njëri – tjetrin kudo në botë, edhe Presidenti i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato është i joni, ai është një nga trashëgimtarët e familjes Cohen, një familje që ka mirënjohje të përjetshme nga ne tha Netanjahu. Dhe kjo fitore e të gjithë çamëve është falë një njeriu të vetëm, që po bën gjithçka për ta çuar amanetin në vend, Festim Lato.

Por ndërkohë pyesim, a është Koincidencialisht të jetë Ballkani vendi më i përshtatshëm për ri-themelimin e shtetit Israelit, pasi në horizontin e Lindjes së Afërt duket kapitullimi i SHBA’së – Britanisë dhe Israelit para Iranit fituesit më të madh në Luftën e Sirisë, pasi të parët janë lodhur në mes të muslimanëve arabë?!

Ndërsa kur bëhet fjalë për Kosovën nuk duhet të harojmë se edhe ajo u çlirua nga NATO (nga hebrejët jehud) si Olldbrajt, Hollbruk, Clark, Kushner, Sarkozi, Klinton etj … a mund të jetë edhe kjo koncidencë !!??

Do të ishte absurdet i madh të mendohet se Israeli do të ndihmonte pa interes një shteti musliman dhe pas saj të mos fshehet ndonjëi djallëzi!

Mbetet të shpresojmë se nuk do të shkohet aq larg me egocentrizmin fanatik dhe shoveno-fashizmin e BE-së si më parë, por do të jetë një iniciativ e drejtë dhe humane për ta futur këtë regjion të sakatosur dhe të plaçkitur nga perëndimi pas rrënimit të bllokut komunist, duke mos harruar se sërish pa Turqinë nuk do të ketë zgjidhje afatgjate sepse ajo gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht është në pozicionin më të duhur për daljen e Evropës në Lindjen e Mesme dhe anasjelltas!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne