Gjergj Dedaj – Emërimi për ambasador i një dështaku politik nga Kosova

Nga: Ramadan Ramadani

Emrimi i një dështaku politik nga Kosova, i njohur rishtazi për lajthitje raciste ndaj disa bashkësive etnike, qytetarë edhe të Kosovës e edhe të Maqedonisë për ambasador në Maqedoni është diçka që duhet së pari te rishqyrtohet nga vet shteti i Kosovës që është një shtet qytetar e mandej edhe mund të mos i pranohet akreditimi në Maqedoni.

Sikur Turqia që nuk ia pranoi Serbisë një ambasador të ngajshëm; Tanaskovič, kur kjo e fundit e kishte emëruar mu për aty. Ky emërim nga Kosova, përveç fyerjeve ndaj bashkësive të tëra, në thelb është edhe një bukëshkalësi e qartë ndaj shtetit dhe qeverisë së Maqedonisë qē kohëve të fundit ka bërë gjeste të mëdha fqinjësore bilaterale.

Ashtu; kryeministri Zaev i ka shku në vizitë edhe private kryeministrit të Kosovës, i njëjti i cili nuk vizitohet as zyrtarisht nga kryeministra tjerë as të rajonit e as të botës. Mandej ministresha e jonë e mbrojtjes është prej ministrave të rrallë të mbrojtjes e cila ka vizitu një shtet pa ushtri siç është ende Kosova. Fqinjët duhet me qenë tē drejtë mes vete a Ramushi le gjeje tjera bafçe ku do hudhe plehun!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne