Gjermanët nuk heqin dot dorë nga Izmiri

Sipas raportit të turizmit për gjysmën e parë të vitit 2018-të, në bazë të tre viteve të fundit është jetuar një rritje e numrit të turistëve që shkojnë në Izmir.

Ata që vizitojnë më shumë Izmirin, ashtu siç ka qenë edhe vitet e tjera, janë gjermanët.

Këtë vit, gjatë muajve Janar-Maj, 76 mijë e 415 gjermanë, vizituan vendet historike dhe turistike të Izmirit.

Duke pasur parasysh muajt e parë të vitit, gjatë 2016-ës 73 mijë e 708 turistë gjermanë kanë vizituar Izmirin ndërsa vitin e shkuar 61 mijë e 974 turistë nga ky vend kanë vizituar këtë qytet duke bërë që gjermanët të zënë vendin e parë në listën e vizitorëve të Izmirit.

Pas gjermanëve të dytët në listë janë holandezët me 20 mijë e 992 turistë.

Holanda ndiqet nga Anglia me 17 mijë e 28 turistë.

Ndërkohë që në gjysmën e parë të vitit me rrugë ajrore dhe detare në Izmir kanë mbërritur 75 mijë e 264 turistë, kjo është shifra më e lartë e 3 viteve të fundit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne