Gjermanët vendosin të mbajnë “këmbanën e Hitlerit”

Banorët në Herxheim am Berg në jugperëndim të Gjermanisë kanë votuar për të mbajtur një këmbanë të diskutueshme të epokës naziste të varur në një kishtë lokale.

Në një votim të mbajtur gjatë ditës së sotme, këshilli vendor i fshatit ka për mbajtjen e këmbanës së epokës naziste, në të cilën shkruhet “Gjithçka për atdheun – Adolf Hitler”.

Këshilltarët në Herxheim am Berg, 50 kilometra në veriperëndim të Heidelberg, thanë se këmbana që mban një svastikë, duhet të shërbejë si forcë për pajtim dhe një memorial kundër dhunës dhe padrejtësisë.

Këshilli kundërshtoi thirrjet nga disa banorë që këmbana të shpërbehej ose të dërgohej në muze. Ata gjithashtu refuzuan një kërkesë nga një kishë protestante për të përballuar koston e instalimit të një të reje.

Megjithatë, vendimi ka pasur edhe kundërshtime.

Sigrid Peters, që ka punuar në kishë, ka thënë për mediat gjermane se mbajtja e këmbanës është shqetësuese, sidomos për mesazhin që Gjermania po i dërgon pjesës tjetër të botës.

Ajo tha se nuk ka pritur asnjëherë që në këtë periudhë të “vlerësohen gjërat që i dedikohen një vrasësi”.

Për Petersin, vendimi i këshillit për të mbajtur dhe përdorur këmbanën e epokës naziste dhe suksesi zgjedhor i Alternativës së Largët të Djathtë për Gjermaninë (AfD) nuk janë rastësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne