Gjermani, aktivistët protestojnë monumentin e “diversitetit” në Dresden me simbole muslimane

Një skulpturë që simbolizon shumëllojshmërinë dhe kompleksitetin në botën moderne, ka shkaktuar një furi midis aktivistëve të lëvizjes Pegida në Dresden, Gjermaninë Lindore. Disa aktivistë të Pegidës madje organizuan një “lutje” në stilin musliman në shesh.

Monumenti për një fillim të ri të përhershëm” nga disa artistë të Hamburgut, Heike Mutter dhe Ulrich Genth, u krijua për të përzier elemente të ndryshme të veprave të artit të Dresdenit nga mosha të ndryshme për të festuar “diversitetin dhe kompleksitetin”.

Rreth 300-400 persona, mbështetës dhe kritikë të artit, u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit, Neumarkt, ndërsa monumenti u zbulua të martën, njoftoi Sächsische Zeitung.

Përkrahësit e krahut të djathtë dhe të Pegidas (Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit) e quajtën atë “art plehrash”.

Dy protestues, të cilët sipas agjensisë së lajmeve Ruptly ishin nga kampi i Pegidës, organizuan një “lutje” të stilit musliman për të shprehur pakënaqësinë e tyre të dukshme për objektin e artit. Disa po bërtisnin “Allahu Ekber” (Zoti është më i Madhi në arabisht), siç shihet në pamjet e Ruptly.

Megjithatë kundër-protestuesit e kundërshtuan këtë pikëpamje me disa banerola që lexonin: “Nëse do të ishte për PEGIDA-n, ne do të ishim në Epokën e Gurit”.

Kryebashkiakia e Dresdenit, Annekathrin Klepsch, pati probleme gjatë fjalimit të saj të mirëpritur nga një breshëri britmash dhe bilbilash nga turma e zemëruar, e cila këndonte: “Largohu! Shko tutje!”

Vepra e artit prej 7,50 metrash është vendosur të qëndrojë në sheshin qendror të qytetit për dy vjet.

Sipas një prej krijuesve të tij, monumenti përmban objekte nga “kujtesa kolektive e qytetit”, raportoi Dresdner Neueste Nachrichten.

Në shkurt të këtij viti, Dresden pa edhe më shumë polemika rreth një monumenti të vënë në të njëjtin vend.

Ai formohej nga tre autobuzë të ngritur të vendosur së bashku, kushtuar viktimave të betejës në Alepo, Siri.

I projektuar nga artisti i lindur në Siri, Manaf Halbouni, krijimi synon të paralelizojë luftën e vazhdueshme në Siri dhe bombardimet e Dresdenit në vitin 1945 nga Britania dhe SHBA-ja. Ndërsa vepra e arti po merrte mbështetje, demonstruesit e krahut të djathtë pretendonin se qyteti nuk kishte nevojë për përkujtimore, duke u bërë thirrje autoriteteve që ta largonin atë menjëherë.

Dresdeni konsiderohet një bazë e fortë për Pegidën, e cila rregullisht ka organizuar marshime në qytet, ku aktivistët e saj kanë avokuar kundër politikës së refugjatëve të qeverive federale dhe lokale. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne