Gjermani – Andrea Nahles, gruaja e parë në krye të Partisë Socialdemokrate

Ish-ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles, u zgjodh të dielën gruaja e parë në krye të Partisë Socialdemokrate (SPD), me misionin për të nxjerrë nga kriza formacionin më të vjetër politik të Gjermanisë.

Gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Wiesbaden, Andrea Nahles, 47 vjeçe, mori 66% të votave brenda partisë së qendrës së majtë, përballë ish-policit dhe kryetarit të Bashkisë së Flensburgut, Simone Lange.

Zgjedhja e Andrea Nahles në krye të SPD-së, që është pjesë e qeverisë brenda koalicionit të madh, do të rrisë tendencën për emërimin e grave në funksionet drejtuese në botën politike gjermane.

Për herë të parë gjithashtu dy partitë e mëdha kombëtare do të drejtohen nga një grua, me Angela Merkel tek konservatorët.

Gratë mbajnë gjithashtu poste kyçe në krye të së majtës radikale, ekologjistëve dhe ekstremit të djathtë.

Andrea Nahles do të zëvendësojë Martin Schulz në drejtimin e SPD-së. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne