Në Gjermani u ndaluan aktivitetet e Shtëpisë Botuese “Mesopotamia” dhe “MIR Multimedia”, të cilat ishin të lidhura me organizatën separatiste terroriste PKK.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se me direktivën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer u ndaluan aktivitetet e kompanive të sipërpërmendura.

Në deklaratë theksohet se ndalimi erdhi sipas ligjit të shoqatave si dhe nënvizohet se janë bërë kontrolle dhe janë sekuestruar disa materiale në shtëpinë botuese dhe shoqatën në fjalë në zyrat e tyre në Renanin Verior-Vestfali dhe Saksonia e Poshtme.

Ndërkaq Ministri Seehofer bëri të ditur se në Gjermani, pavarësisht se PKK-ja është në listën e organizatave terroriste, vazhdon të kryej aktivitete dhe nënvizoi se ndalimi është i detyrueshëm për zbatimin e ligjeve të vendit.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se provat e gjetura nga kontrolli i bërë më parë në këto biznese, vërtetuan dyshimet se ato shërbejnë të vetme për sigurimin e përshtatjes organizative të PKK-së.

Bëhet e ditur se këto aktivitetet tregtare të këtyre kompanive janë në dobi të PKK-së.

Në deklaratë rikujtohet se organizata terroriste PKK bën pjesë në listën e organizatave terroriste të ndaluara që nga viti 1993 dhe theksohet se kjo organizatë, me 14 mijë e 500 përkrahës në Gjermani, është organizata terroriste me më shumë përkrahës ndër organizatat terroriste./ trt

6