Gjermani – PKK-ja tenton të zaptojë televizionin publik WRD në Këln

Përkrahës të organizatës terroriste separatiste PKK tentuan të pushtojnë godinën e Radiotelevizionit Perëndimor (WDR) në qytetin Këln të Gjermanisë.

70 njerëz të mbledhur në sheshin “Breslauer” të Këlnit bënë një protestë në mbështetje të organizatës terroriste. Pas protestës 10 vetë nuk u shpërndanë, por hynë brenda në godinën e radiotelevizionit shtetëror WRD duke mbajtur në duar paçavure, ku ishin shkruar parulla për organizatën terroriste.

Punonjësit e sigurisë njoftuan policinë dhe me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes përkrahësit e organizatës u përplasën me forcat e rendit. Gjatë këtij konfrontimi dy policë morën plagë të lehta, ndërsa protestuesit u nxorën jashtë institucionit.

Mësohet se policia ka ndaluar disa prej përkrahësve të organizatës terroriste./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne