Gjermani: Policët e trafikut ndalojnë autokolonën e ushtrisë amerikane që të kalojë në autostradë

Policia gjermane rikujton shoferët se askush nuk qëndron mbi ligjin. Masa erdhi pasi policët ndaluan disa automjete ushtarake amerikane të mbingarkuara dhe pa dokumentet e duhura.

Autostradat në Gjermani janë të famshme për trafikun e tyre me shpejtësi të lartë kështu që nuk është cudi që policia lokale të jetë gjithmonë në gatishmëri të lartë. Autokolona e ushtrisë amerikane e ngarkuar me topa dhe tanke nuk është diçka e përditshme që edhe ligji të merret me zbatimin e tij.

Autokolona e lartpërmendur, e përbërë nga kamionë që transportonin tanke dhe topa të ushtrise amerikane prej një baze ushtarake të fshehtë, u ndalua nga policia e trafikut të Saksonisë në mes të autostradës A4.

“Transporti i pazakontë” u ndal jashtë qytetit gjerman të Bautzenit.

“Inspektimi i plotë zbuloi se dokumentet e kërkuara të transportit mungonin, ngarkesa ishte shumë e gjerë dhe, mbi të gjitha, shumë e rëndë”, shpjegoi policia. Njëri prej kamionëve ishte gjithashtu i mbingarkuar me rreth 16 ton, ndërsa shoferët e dërguar nga një kompani polake e ngarkesave, “kishin tejkaluar kufijtë e vozitjes”.

“Lista e gjatë e mangësive” e nxiti policinë të ndalonte kalimin e autokolonës deri sa të silleshin të gjitha dokumentet, të silleshin mjete më të përshtatshme për ngarkesat si dhe të plotësoheshin të gjitha kushtet e tjera.

Kompania e ngarkesave dhe shoferët e kamionëve si përfundim edhe u gjobiten, thuhet në deklaratë.

Incidenti i pazakontë bëri lajm në shtypin gjerman dhe nxiti një ortek komentesh në mediat sociale. Disa e vlerësuan policinë për punën e mirë, ndërsa të tjerët pyesnin pse ushtria amerikane kishte përdorur infrastrukturën civile.

“Policët duhet të marrin nga një medalje, dhe unë shpresoj që kompania e ngarkesave të gjobitet rëndë. Materiali luftarak u ndalua me sukses,” shkroi Sven Uhlemann në Facebook.

“U uroj gjithë të mirat policëve dhe karrierës së tyre. Ata patën guximin ti tregonin gishtin rrotave të lidershipit amerikan,” shkroi një tjetër përdorues, Rene Burkhardt.

Të tjerë kërkuan nga policia që të shpjegonte rregullat e duhura të sigurimit për të tilla mjete të rënda: “Ju keni bërë më të mirën! Jam një shofer kamioni i peshave të rënda në Bundeswehr, dhe kam një pyetje, sa kilogramë ose ton duhet që të mbajë secili aks?”/rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne