Gjermani – Simpatizantët e PKK-së bëhen fashistë, sulmojnë xhaminë në Aachen

Simpatizuesit e PYD/PKK-së kanë sulmuar një xhami në qytetin Aachen të Gjermanisë, në vazhdën e sulmeve, të cilat kanë në shënjestër komunitetin turk mysliman.

Vandalët tentuan të largojnë pllakën me emrin e xhamisë në Aachen ndërkohë që thyen disa dritare si dhe ngjitën disa tiketa me slogane anti-turke të përdorura nga PYD/PKK.

Që nga 20 janari, kur Turqia filloi operacionin ushtarak në veriperëndim të Sirisë, simpatizantët e PYD/PKK-së kanë sulmuar gjithsej shtatë xhami në qytetet të ndryshme të Gjermanisë.

Sulmi i fundit është dënuar nga komuniteti turk mysliman.

Drejtori i organizatës Pikëpamja Kombëtare e Komunitetit Mysliman (IGMG), Selahattin Demirci, deklaroi për AA se ndjehen të shqetësuar për numrin në rritje të sulmeve që për shënjestër kanë xhamitë.

“U bëjmë thirrje agjencive të sigurimit të ndërmarrin masat për të garantuar sigurinë e myslimanëve”, tha ai.

Së fundmi, është shtuar numri i protestave të dhunshme në Gjermani, të cilat i organizojnë simpatizantët e PYD/PKK-së.

Organizata e PKK-së mbetet e ndaluar në Gjermani, e cila e shpalli të ndaluar në vitin 1993, megjithatë mbetet aktive me rreth 14.000 ndjekës.

Tashmë për një kohë të gjatë Turqia kritikon partnerin e saj në NATO, Gjermaninë, për dështimin e saj në qasjen ndaj PKK-së, meqë kjo e fundit shfrytëzon këtë shtet për grumbullimin e fondve dhe aktivitete propaganduese.

Në Gjermani jetojnë rreth tre milionë turq, shumica e të cilëve paraqesin gjeneratën e dytë dhe të tretë të lindur atje. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne