Gjermania: BE të ndalë shitjen e armëve Arabisë Saudite

Gjermania u ka bërë thirrje partnerëve të saj të Bashkimit Evropian (BE) që të ndalojnë shitjet e armëve Arabisë Saudite midis dyshimeve mbi shpjegimin e Rijadit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Peter Altmaier, për televizionin ZDF tha se qeveria gjermane nuk do të miratonte ndonjë shitje të armëve të reja Arabisë Saudite dhe do t’u kërkonte vendeve të tjera anëtare të BE-së të ndjekin këtë shembull.

“Unë besoj se është e rëndësishme të miratohet një qëndrim i përbashkët evropian. Sepse, vetëm nëse të gjitha shtetet evropiane janë të bashkuara, do të ndikonte ndaj qeverisë në Rijad”, theksoi Almaier.

Ministri gjerman tha se shpjegimet e Rijadit për vrasjen e Khashoggit deri tani ishin të pamjaftueshme dhe komuniteti ndërkombëtar dëshiron të jetë i informuar me të vërtetën e asaj që i ndodhi atij.

Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pas disa ditëve të mohimit për fatin e tij, Arabia Saudite të shtunën tha se Khashoggi u vra gjatë një zënke brenda konsullatës.

Burimet e policisë turke njoftuan se në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 shtetas sauditë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy avionë dhe vizituan konsullatën. Të gjithë individët e identifikuar u larguan nga Turqia.

Një ekip i përbashkët turko-saudit të enjten përfundoi një hetim mbi rastin, pasi kreu hetime në rezidencën e konsullit të përgjithshëm si dhe në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne