Gjermania është për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dha një reportazh për agjencinë gjermane të lajmeve në prag të vizitës që do të realizojë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në këtë vend në datat 28-29 shtator.

Maas tha se me Presidentin Erdoan do të bisedojnë për shumë çështje.

“Normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë ne e duam për më shumë 3 milionë njerëz me origjinë turke që jetojnë në Gjermani”,- u shpreh shefi i diplomacisë gjermane, duke shtuar se kanë bashkëpunim të ngushtë me Turqinë për sa i takon përgatitjeve për vizitën e Erdoanit.

Me ftesë të Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti Erdoan do të realizojë në datat 28-29 shtator një vizitë shtetërore në Berlin, ku do të pritet me ceremoni ushtarake.

Erdoani do të marrë pjesë në pritjen që do të japë Steinmeir dhe gjatë qëndrimit në Berlin krahas Steinmeir-it do të takohet edhe me kancelaren Angela Mekel.

Nga ana tjetër ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) do ta vizitojë Berlinin më 21 shtator, para vizitës së Presidentit Erdoan.

Po ashtu, edhe ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Peter Altmaier, në datat 25-26 tetor do të vizitojë Turqinë me një delegacion të madh në numër.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne