Gjermania largohet nga Turqia drejt Jordanisë

Gjermania ka hedhur hapat e parë për të vendosur bazën ajrore të saj në Jordani, pas prishjes së marrëdhënieve me Turqinë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka vizituar bazën ajrore me një aeroplan jordanez, duke deklaruar se Azraq ka shumë potencial. “Ka shumë potenciale në këtë baze ajrore dhe ne jemi shumë mirënjohës për pritjen shumë pozitive dhe mbështetjen e madhe”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen për gazetarët në mbledhjen rajonale të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani. Një ditë më parë, ministrja e inspektoi bazën ajrore të Azraq, ku po synohet zhvendosja e trupave gjermane nga baza ajrore turke Incirlik. Zhvendosja e bazës do të thotë zhvendosje e miliona eurove investime. “Nuk ka ende një vendim për të zhvendosur trupat”, theksoi von der Leyen, duke shtuar se inspektimi ishte i nevojshëm. Më parë këtë javë, ministrja konfirmoi se Gjermania po shqyrtonte 8 vende ku mund të zhvendoset baza e saj. Marrëdhëniet e Gjermanisë me Ankaranë u përkeqësuan ndjeshëm javën e shkuar kur Turqia bllokoi një takim të planifikuar të deputetëve gjermanë me trupat e vendit të tyre të vendosura atje në kuadër të luftës ndaj të ashtuquajturit ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne