Gjermania ndalon mbulimin e fytyrës për shoferet

Dhoma e lartë, Bundestrati Gjerman, miratoi rregulla të reja për të parandaluar shoferët që mbulojnë fytyrat e tyre për të shmangur problemet në lëvizje që disa pretendojnë se bëhet padrejtësisht vetem ndaj shofereve muslimane.

“Zbatimi i ketij ligji kërkohet te zbatohet me pergjegjesi vetëm tek shoferët. Kjo nënkupton se ata mund të identifikohen, “tha Ministria Gjermane e Transportit, siç citohet nga Deutsche Welle.
Rregullat e reja, të cilat u miratuan diten e premte, aplikohen për çdo lloj mbulimi të fytyrës, të tilla si maska ​​dhe kapuçë që mund të dëmtojnë shikimin e shoferit.

Çdokush që kapet pjesërisht ose plotësisht duke mbuluar fytyrën gjatë vozitjes, do të marrë një gjobë prej 60 € (72 $).

Megjithëse ligji lejon ekskluzivisht që shamitë fetare të mbahen, masa nga disa është interpretuar si diskriminim simbolik.

“Dëshmi për këtë është fakti se ligjet po miratohen në ato fusha që nuk kanë nevojë të rregullohen,” tha zëvendëskryetari i Këshillit Nurhan Soykan, sipas revistës Focus. “Ne nuk kemi asnjë rast në të cilin një grua me burkë ose një përdoruese e nikabit të ketë shkaktuar një aksident që lidhet me veshjen plotë të trupit”.

Në muajin shkurt, landi i Bavarisë propozoi ndalimin e burkave në shkolla, universitete, qendra votimi dhe zyrat qeveritare.

Masat e ngjashme në të gjithë Evropën kanë ngjallur mjaft zemërim gjatë muajve të fundit./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne