Gjermania përgënjeshtron lajmin se të riatdhesuarit do përfitojnë 6 mijë euro

Pak ditë më parë në media doli lajmi se të gjithë ata që pranojnë të riatdhësohen nga Gjermania do të përfitojnë rreth 6 mijë euro pagesë nga ky shtet. Përmes ambasada gjermane përgënjeshtroi këtë lajm përmes një njoftimi për shtyp “Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim” thuhet në sqarim.
Veç të tjerash, në njoftim kujtohet edhe njëherë se “Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e – sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne