Gjermania: Turqia kërkon të krijojë një shtet diktatorial

Zv/kryetarja e Bundestagut gjerman deklaroi se presidenti i Turqisë po mundohet të krijojë një shtet diktatorial në vend dhe për këtë duhen mbështetur opozitarët e qeverisë turke.

Klaudia Ruth, në një intervistë të saj ka thënë se presidenti Rexhep Taip Erdogan po krijon një shtet diktatorial në Turqi dhe për këtë ajo ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë ndaj opozitarëve në Turqi. Ajo përmendi organizimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi dhe kundërshtimin e mbi 50% të popullit turk ndaj propozimeve të Erdogan dhe tha se kundërshtarët e Erdogan duan një shoqëri të hapur dhe demokratike dhe për këtë ata duhen mbështetur. Zv/kryetarja e Bundestagut gjerman, gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të eksporteve dhe ndihmave ekonomike të Gjermanisë për Turqinë. Berlini dhe Ankaraja kanë tensionuar marrëdhëniet mes tyre për shkak të arrestimit të disa gazetarëve gjermanë në Turqi dhe për shkak të azilit që Gjermania u ka dhënë disa ushtarakëve turq, si dhe për shkak se autoritetet turke nuk janë lejuar që të mbajnë fjalime për shtetasit turq që jetojnë në Gjermani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne