Gjeti një shumë të madhe dollarësh në Nju Jork, habit shqiptari me veprimin e tij

Një emigrant shqiptar nga Dibra e Madhe me banim në Nju Jork, gjeti një zarf me dollarë dhe ia ktheu të zotit me ndershmëri.

Gjesti i Murat Rexhës u vlerësua si shumë human, dhe është bërë lajm nga kompania prestigjioze “Harvard Protect” dhe zyrtarët e Citybank në Nju Jork.

Zyratët e kompanisë, ku punon shqiptari Harvard Protect, thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen e opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me Zyrtarin e Sigurisë, zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway.

Gjatë kryerjes së një kontrolli sigurie rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City – Rexha gjeti në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollarë. Zarfi përmbante 680 dollarë kesh.

Rexha njoftoi autoritet bankare të Citybank dhe e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim. Mirëpo kompania ku punon emigranti nga Dibra e Madhe, thotë me mburrje se veprimi i punonjësit të saj Murat Rexha, ilustron korrektësinë, sigurinë dhe ndershmërinë e kompanisë prestigjoze dhe vlerat thelbësore të saj që janë burim i suksesit në Nju Jork.

Emigranti shqiptar mori certifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë për mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një falënderim publik për këtë veprim në këtë fushë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne