Gjigandi rus i internetit Yandex ka nxjerrë veturën e tij autonome Prius për provën e parë të borës në rrethinat e Moskës. Mjeti pershkroi me sukses 300 kilometra në rrugët e mbuluara me borë.

“Nuk kishte asgjë të papritur,” tha për TechCrunch, Dmitry Polishchuk kreu i projektit Yandex për Taksitë me vetë-ngarje, duke konfirmuar njëkohësisht edhe testin e dëborës të prototipit.

Sipas kompanisë, pas testimit me sukses të automjetit në muajin maj, duhej të kontrollohej edhe në kushtet e dimrit për të parë nëse bora dhe akulli krijonin vështirësi shtesë për inteligjencën artificiale.

“Algoritmet e vizionit kompjuterik duhet të përshtaten mirë për të punuar siç duhet kur bie borë dhe kur mbulohet rruga, pasi teknologjia drejtuese duhet të marrë parasysh sipërfaqen e lemuar kur zgjidhet opsioni i rritjes së shpejtësisë”, tha Polishchuk.

Ai shtoi se kompania “do të vazhdojë testet gjatë gjithë dimrit për tu siguruar që teknologjia e makinës pa shofer është e besueshme për kushte të tilla”.

Projekti i makinës vetëlëvizëse është pjesë e shërbimit Yandex Taxi. Kompania zbuloi në verë se po hynte në tregun e teknologjisë së makineve pa shofer. Të gjitha sistemet e prototipit janë zhvilluar nga kompania, duke përfshirë hartat, navigimin në kohë reale, vizionin kompjuterik dhe njohjen e objekteve.

Yandex ende nuk i ka testuar prototipat vetëlëvizës në rrugët publike, ku ata do të këmbehen me shoferët e vërtetë. Kompania planifikon që testimet në rrugë të hapur ti kryejë vitin e ardhshëm, pasi së pari do të kërkohen rregulla të reja pasi përdorimi i automjeteve vetëlëvizëse aktualisht është i ndaluar në rrugët publike në Rusi./rt/Gazeta Impakt

16