Gjiganti suedez Ikea pas 26 vitesh rikthehet në Beograd

“Dëshiroj të mbeteni gjatë në Serbi, të jeni të kënaqur me punën tuaj këtu, ndërsa punëtorëve u uroj të mësojnë dhe punojnë me kujdes. Detyra jonë është që qytetarët e Serbisë të jenë të kënaqur”, tha Vuçiç

Presidenti serb tha më tej se ekzistojnë mundësi reale që Serbia të shtojë praninë e saj në Ikea me më shumë produkte, pasi aktualisht tëholluesja dhe dërrasa për prerjen e mishit janë të vetmet produkte vendore në këtë dyqan.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Ikea për Evropën Juglindore, Stefan Vanoverbeke, tha se ata nuk sjellin në Serbi vetëm çmime të mira, sepse dëshirojnë të kontribuojnë edhe për një standard më të mirë të shoqërisë në këtë vend.

Ai tha se politika e Ikea-s është të ofrojë çmimet më të ulëta në fillimin e punës në një treg të ri, dhe se çmimet në Ikea janë më të ulëta se mesatarja.

Disa qindra blerës mëngjesin e sotëm formuan radhët para se dyqani të fillojë punën në orën 10:00. Shtëpia e mallrave në Serbi, është e 400-ta në botë, njëherësh paraqet rikthimin e Ikea-s në Serbi pas 26 vitesh, sepse dyqani i parë në Beograd u hap në vitin 1991.

Pritet që ditën e parë të punës Ikea të vizitohet nga 20.000 njerëz.

Gjiganti suedez ka investuar në Beograd 70 milionë euro, ka punësuar 416 njerëz, ndërkohë që oferta e parë për konsumatorët përfshinë rreth 9.500 produkte.

Hapësira e Ikea-s kap një sipërfaqe prej rreth 35.000 metra katrorë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne