Gjinishi: Punonjësit e shtetit injorantë, nuk ndalohen njerëzit për mendimin

Teologu Ermir Gjinishi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin “Të Paekspozuarit, për të diskutuar ndalimin e imam Armand Aliut nga anti terrori dhe marrjen e tij në pyetje për deklaratat kundër festimit të festave kombëtare.

Sipas Gjinishit, njerëzit nuk mund të ndalohen për mendimin dhe mënyra se si imam Armand Aliu është pyetur, tregon injorancën e punonjësve të shtetit.

“Unë e kam ndjekur prononcimin e Imamit. Ndaj mendim ndryshe nga ai. Por, si mundet që anti terrori të thërrasë dikë dhe të pyes ku e ka të shkruar në Kuran një gjë?. Nëse ke bërë vepër penale, duhet të të tregojnë se çfarë ligji ke shkelur. Institucionet nuk kuptojnë laicizmit. Detyra e punonjësit të shtetit është të tregojë ku e ke shkelur ligjin. Festë kombëtare, Partia Demokratike 29 nëntorin nuk e feston, çfarë duhet të bëjmë?”

Sipas Gjinishit, njerëzit nuk duhet të thirren në këtë mënyrë por të këshillohen dhe të ndihmohen, përfshirë personat e kthyer nga Siria, të cilët duhet të rehabilitohen.

“Ne po themi imam Aliu, ka një kohë të gjatë që ai nuk është imam por një njeri i lirë. Po të hapësh blogjet dhe facebook, duhet të futesh gjithë Shqipërinë në burg. Njerëzit mund të thirren dhe të këshillohen, po ti thuash më shpjego ku është në kuran, këta nuk janë njerëzit që vlerësojnë kuranin, janë punonjës të shtetit.
Janë përgjegjës për respektimin e ligjit. A ka vepër penale? Nëse do thirren njerëzit në polici përse flasin, gjysma e të ftuarve në emision duhet të shkojnë në polici.Nuk mund të izolohen dhe të margjinalizohen njerëzit. C’do të thotë të marrësh leje në komunitetin mysliman? Si mund të flasë kështu një punonjës policie? Nuk e kanë idene të bëjnë diferencën midis fjalës së lirë dhe urrejtjes.
Nuk ka asnjë platformë ky shtet për rehabilitimin e njerëzve të kthyer. Nuk ka asnjë program për de-radikalizmin. Nuk ka projekt për integrimin e këtyre njerëzve. Duhet të bëjmë një debat të hapur në publik”, u shpreh Gjinishi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne