Gjirokastër, Rama bën show me drejtorin e Hipotekës: Akoma s’ke dhënë dorëheqjen ti?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat me qytetarët pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, duke u ndalur në Gjirokastër këtë pasdite.

Një nga qytetarët ka ngritur shqetësimin e saj për pronën, duke u shprehur se prej 25 vitesh nuk ka mundur të gjejë zgjidhje.

Fill pasi dëgjoi shqetësimin e gruas, kryeministri Rama i kërkoi sqarim kreut të Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, i cili sot kishte dhënë dorëheqjen pas ultimatumit të djeshëm të Kryeministrit.

Por fillimisht ai e ka pyetur kreun e Hipotekës nëse e dha apo jo dorëheqjen, ashtu siç kërkoi një ditë më parë kryeministri Rama.

“Ku është ky drejtori i Hipotekës të na sqarojë? Është këtu? Ti je drejtori i Hipotekës akoma? E dhe dorëheqjen?”, tha kryeministri Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne