Gjithmonë gati? Autokolona e ushtrisë amerikane ngec në baltë në Poloni, kërkon ndihmë nga vendasit

Një autokolonë e ushtrisë amerikane ngeci në baltë gjatë rrugës në Poloninë perëndimore. Kolegët e tyre që erdhën në ndihmë, pasi nuk mundën të bënin gjë, u thanë ushtarëve trima që tu kërkonin ndihmë banorëve vendas.

Vargu i vogël i ushtrisë amerikane, i përbërë nga automjetet e rënda luftarake, përjetoi telashe në një rrugë afër qytetit perëndimor polak të Lubinit, kur një nga kamionët papritur pëson probleme me frenat. Vargu u tërhoq në anën e rrugës për të shqyrtuar defektin, kur ndërkohë e gjen veten të ngecur në kanal.

Shumë shpejt u mësua se ky ishte vetëm fillimi i telasheve. Ushtarët u përpoqën që ti nxirrnin automjetet e bllokuara me një kamion tërheqës. Videoja e marrë në vendin e ngjarjes tregon se kamioni tërheqës arriti që të nxjerrë një mjet nga balta. Megjithatë, vetë kamioni tërheqës përfundoi në kanal kur u zhvendos në anën tjetër të rrugës gjatë përpjekjes të kotë për të përsëritur suksesin me automjetin e dytë.

Ushtarët amerikanë shpejt e kuptuan se nuk mund ti bënin dot ballë situatës dhe kërkuan ndihmë tek një kompani vendase servisi kamionësh. Polakët, të cilët me sa duket e njihnin më mirë rrugën arritën që ti nxirrnin amerikanët e pafat nga vuajtjet e baltës.

Një media vendase publikoi pamjet nga ajri të incidenit në baltë. Megjithatë mediat polake që raportuan për incidentin nuk ofruan detaje rreth njësisë ushtarake të cilës i përkisnin ushtarët e pafat, si dhe për misionin e tyre. Ushtria amerikane në Evropë nuk dha asnjë koment zyrtar mbi incidentin.

Mediat polake raportuan më tej se incidenti në Lubin ishte më i fundit në një seri fatkeqësish të ngjashme që kanë goditur ushtrinë amerikane në vendin e Evropës Lindore që nga fillimi i vitit.

Incidente të tjera disi të turpshme që përfshijnë trupat amerikane përfshinin një kamion ushtarak amerikan që u përplase me një autobus; një kamion ushtarak municionesh që ra në një kanal; dhe një automjet shërbimi i cili ngeci në një tjetër kanal gjate momentit kur po mundohej të kthehej./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne