Gjosha: Krimi mban peng hapjen e negociatave

Shqipëria vazhdon të mbetet peng i çeljes së negociatave si pasojë e lidhjes së politikës me krimin.

Duke folur për të rinjtë e LRI-së në kampingun e Jalës ish ministrja e Integrimit Evropian foli për çështjet e integrimit. “Shqipëria vazhdon të mbetet peng i çeljes së negociatave si pasojë e lidhjes së politikës me krimin. Dhe kjo është një pikë shumë delikate sepse nuk ka gjë më të tmerrshme sesa politika e lidhur me krimin të drejtojë qytetarët dhe rininë shqiptare. Gjithashtu ajo theksoi se LSI është në opozitë pikërisht sepse nuk mund të pajtohet me këtë fakt dhe se për LSI, rrugëtimi i Shqipërisë në BE është i panegociueshëm”, u shpreh Klajda Gjosha.

Ajo gjithashtu theksoi se energjia dhe forca e rinisë shqiptare janë e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
“Energjia dhe forca juaj janë e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Askush prej jush nuk mund të toleroje të drejtohet nga nga një qeveri e papërgjegjshme dhe arrogante”, tha deputetja e LSI-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne