Gjuha dhe Qytetërimi Turk në Shqipëri

Në sallën e konferencave të institutit turk “Yunus Emre” Shkodër u realizua nga Dekanie e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.as.dr. Alma Hafizi biseda me temë “Gjuha dhe Qytetërimi Turk në Shqipëri”.

Në bisedën, e cila pati frekuentim të gjerë nga shkodranët, kumtuesja Prof.as.dr. Alma Hafizi u ndal ndjeshëm në ekzistencën e mjaft turqizmave të huazuara dhe falë rrënjosjes që ato kanë në përdorimin ende sot të gjuhës shqipe, të pamundura për t’u zëvendësuar me fjalë dhe me etimologji shqipe.

Dekania u shpreh se përpjekjet për të zëvendësuar këto turqizma me fjalë rrënjësisht shqipe do të krijonte një varfërim të gjuhës. Krahas të tjerave solli në vëmendjen e pjesëmarrësve ndikimin dhe pasqyrimet turke si në shumë fusha të ndryshme edhe në atë të muzikës shqiptare. Specialiste e gjuhës dhe letërsisë italiane, Prof.as.dr. Alma Hafizi gjatë bisedës ndau me të pranishmit nxitjen që i ka shkaktuar vëmendjes së saj gjatë studimeve të realizuara, përshkrimi i bukurisë së qytetit dhe femrës së Stambollit nga poetë shqiptarë dhe shkrimtarë italianë, duke e konkretizuar këtë me leximin e disa copëzave të kësaj letërsie.

Në përmbyllje të bisedës përcolli tek dëgjuesit përmbajtjen e aktiviteteve, ku ajo ka qenë pjesëmarrëse, duke veçuar aktivitetin “Shkodra në Dokumentet Arkivore Osmane” për të cilin theksoi kontributin e madh që do t’i dhurojë kjo ekspozitë historisë së Shqipërisë.

Aktiviteti u mbyll duke i dhuruar kumtueses së nderuar Prof.as.dr. Alma Hafizi, pllakatë nderi dhe lule nga drejtori i instiutit turk “Yunus Emre”, Zafer Kijici.

Në fund të aktivitetit  znj.Hafizi për mikrofonin e “Zëri i Turqisë” tha:

“…Takimi i sotëm rreth gjuhës turke dhe qyteterimit turk në Shqipëri organizohet në kuadrin e bashkëpunimit që universiteti i Shkodrës ka me qendrën e kulturës turke,këtu në Shkodër, pikërisht një bashkëpunim që daton katër vite më parë, fillimisht me hapjen e disa kurseve të turqishtes në universitetin e Shkodrës. Gjuha turke zgjidhet nga studentë për arsye nga më të ndryshmet si dhe është një numër studentësh që po e zgjedhin këtë gjuhë nga viti në vitë. Nuk flasim për shifra kalopante, por për një numër të konsiderueshëm studentësh që zgjedhin këtë gjuhë. Natyrisht që gjuha është shprehja më përfekte e një qytetërimi që ka bashkëjetuar për shumë shekuj me ne…”

Ndërkaq, Dekania Hafizi thotë që të gjitha impaktet gjatë sundimit otoman në Shqipëri kanë pasur shprehjet e tyre në influencat gjuhësore…

“… Gjatë periudhës osmane, për të mos përmendur këtu edhe periudhën e bizantit është një influence ose një numër fjalësh i huazuar në gjuhën shqipe nga turqishtja, e cila ka ardhur së bashku dhe me ndikimet e kulturës turke. Janë ndikime të kulturës së të jetuarit, mënyrës e jetesës, veshjes, zejes, kulinarisë e kulturës administrative shtetërore, kulturës ekonomike dhe juridike dhe padyshim të gjitha këto impakte kanë pasur shprehitë e tyre në influenca gjuhësore. Takimi i sotëm ka për qëllim thjeshtë të tregojë edhe një herë frymën e bashkëpunimit të institutit turk dhe universitetit si dhe gjithë rajonit tonë, pasi kjo qendër kulture po shpërfaqë një angazhim mjaft të madhë në reflektimin e kulturës turke në Shkodër…”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne