Gjuriç: Të hënën do të jem në Mitrovicë, shqiptarët s’mund të më ndalojnë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric ka sfiduar vendimin e Prishtinës për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovës, duke thënë se të hënën do të jetë në Mitrovicë.

“Shqiptarët nuk mund të më ndalojnë të kontaktoj me popullin tim”, ka thënë Gjuriç për Tanjug, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Gjuriç kishte planifikuar të merrte pjesë në një panel në dialogun e brendshëm që ka nisur Beogradi për Kosovën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne