Gjuriç: Thaçi po bën thirrje për luftë

Gjuriq reagon pas deklaratës së Thaçit I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi direkt po kërcënon me armë dhe se me këtë po nxit luftë, urrejtje dhe konflikte. Gjuriq tha se Thaçi nuk fsheh më se qëllimi kryesor i veprimit të tij politik është ‘krijimi i të ashtuquajturës Shqipëria e madhe’, transmeton Tanjug. “Veprimi i tij destruktiv është një kërcënim i drejtpërdrejtë për të gjithë rajonin, por edhe për Evropën,” tha Gjuriq. “Serbia nuk dëshiron luftë, duam paqe, zhvillim ekonomik, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe ekonomi të lirë”, ka shtuar ai. Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Koshare se Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit. “Por edhe sot nga Kosharja, përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë: çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi si iu kemi përgjigjur më parë për largimin e çdo kërcënimi”, tha presidenti Thaçi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne