Gjykata dënon Elvis Roshin me 5 muaj burg, konvertohet në 60 orë punë publike

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i ka shpëtuar dënimit me burg.

Gjykata e Shkallës së Parë dënoi fillimisht ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 5 muaj burg, po që dënimi është pezulluar duke e konvertuar me 60 orë punë publike të detyruar.

Prokuroria kërkoi 7 muaj dhe 15 ditë burg për ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës, por në fund gjykata vendosi që të dënohet me 5 muaj, që u konvertua në punë të detyruar.

Roshi akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Akuzën e ka pranuar edhe ish-kryebashkiaku, i cili është i pranishëm në gjykatë.

Me heret ai u shpreh dakord me kërkesën e prokurorisë, por që dënimi të konvertohet në punë publike.

“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi

Avokati Maks Haxhia tha se çështja penale për përdhunimin në vitin 1995, për të cilin akuzohet Elvis Roshi është rihapur në Itali me kërkesë të tij.

Sipas prokurorit Enklid Gjini, Roshi nuk ka deklaruar vendimin e fajësisë në Itali, një vendim për dëbimin nga Italia dhe as 5 emra të ndryshëm të përdorur prej tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne