Projekti për të futur të gjithë në sistemin e TVSH ka marrë goditjen e parë ligjore, ende pa u kthyer vetë dokument ligjor.

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e dhënë për padinë e Dhomës së Avokatëve të cilët kundërshtonin futjen e tyre në skemën e TVSH-së.

Avokatët thonë se vendimi mund të shfrytëzohet edhe nga profesionistët e tjerë të lirë.

“Përtej faktit që Gjykata e Lartë është shprehur vetëm për avokatët edhe profesionet e tjera të lira që ndodhen në të njëjtën situatë, praktikisht nëse do ti drejtoheshin gjykatës do ta kenë fituar, sepse vendimi unifikues ka vlerë detyrues për të gjitha gjykatat e tjera, sepse pavarësisht se gjykata u vu në lëvizje nga avokatët ajo ka shqyrtuar çështjen ligjore të vendimit të Këshillit të Ministrave”, tha Jordan Daci, avokat.

Daci thotë se qeveria duhet të ketë parasysh këtë vendim gjykate kur të përgatisë paketën e re fiskale, në rast të kundërt, është rruga e hapur për të goditur qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

“Praktikisht vendimi i Gjykatës së Lartë që është i barabartë me efektet e një ligji i ka kufizuar qeverisë mundësinë e lëvizjes, sepse sipas Gjykatës së Lartë i vetmi autorizim që ka qeveria është të përcaktojë pragun minimal. Çka do të thotë që do të ishte përsëri e mjaftueshme për të bërë një kërkesë padi të re për ta goditur përsëri vendimin e Këshillit të Ministrave”, thotë Daci.

/ Top Channel 

20