Gjykata e Larte mban me hater Alfred Pezen, per pastrimin e parave

Gjykata e Lartë shpall moskompetencën për çështjen penale ndaj Alfred Pezës. Mësohet se ky vendim erdhi për shkak se Peza nuk është më deputet dhe s’ka mandat, ndaj nuk është subjekt i posaçëm dhe do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku çështja do të nisë nga e para.

Ish-deputeti Peza hetohet në bazë të ligjit antimafia, për të paktën tre vepra penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrimi të produkteve të veprës penale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Gjykata për Krime të Rënda më 18 prill vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të një banke të nivelit të dytë në vend, të bashkëshortes së deputetit Peza. Vendimi erdhi si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja Ndini kishte blerës 1 përqind të aksioneve të bankes me një vlerë prej 113 milion lekë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne