Gjykata egjiptiane dënon 17 persona me vdekje për bombardimin e kishave

Një gjykatë ushtarake e Egjiptit ka dënuar me vdekje 17 persona për bombardimin e tre kishave dhe një stacioni policor, ku kanë humbur jetën më shumë se 80 vetë.

Ndërsa, 19 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se ishin të përfshirë në këto sulme në Kajro, shkruan Reutres, transmeton Klan Kosova.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse që kanë lënë të vdekur 45 persona në Palm Sunday, në prill të vitit 2017.

Ky grup gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për një sulm në katedralen kryesore të Kajros, në dhjetor të vitit 2016, i cili mori jetën e 28 personave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne