Gjykata izraelite miraton dëbimin e 700 palestinezëve

Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi kërkesën e banorëve të lagjes Batnu’l-Heva të rajonit Silvan në pjesën jugore të Jeruzalemit, si dhe miratoi vendimin për vazhdimin e procesit të shoqatës hebrenje të quajtur Atirat Kohenim për dëbimin e 700 palestinezëve.

Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi kërkesën e banorëve të lagjes Batnu’l-Heva të rajonit Silvan në pjesën jugore të Jeruzalemit, si dhe miratoi vendimin për vazhdimin e procesit të organizatës hebrenje të quajtur Atirat Kohenim për dëbimin e 700 palestinezëve.

Me vendimin e marrë, gjykata tha se shtëpitë e palestinezëve janë ndërtuar mbi tokat e hebrenjëve para pushtimit të vitit 1948. Ky vendim i gjykatës u morë pavarësisht faktit se arsyet në të cilat organizata në fjalë është mbështetur për pushtimin e kësaj toke, përmban dyshime të ndryshme, dhe pavarësisht faktit se ka pyetje të rëndësishme për ligjshmërinë e dhënies së tokës kësaj organizate.

Sipas lajmit të publikuar nga faqja Arabët e 1984, në peticionin e dhënë në gjykatën e okupimit, ishin nënshkruar  104 vetë nga lagja Batnu’l-Heva.  Atirat Kohenim, organizata sioniste që punonte për jahudizimin e Jeruzalemit, kishte kërkuar dëbimin e familjeve palestineze.

SIONISTËT SHKATËRROJNË 20 VENDE PUNE NË LINDJE TË JERUZALEMIT

Nga ana tjetër, ushtarët pushtues shkatërruan 20 vende të punës në Kampin e Refugjatëve Shufat në lindje të Jeruzalemit të okupuar.

Forcat pushtuese shkatërruan vendet e punës duke hyrë në kamp me automjete të rënda dhe ekipe të shkatërrimit, me arsyetimin se ato ishin pa leje.

Burimet thanë se gjatë shkatërrimit, snajperët u ngjitën në çatitë e shtëpive dhe disa ushtarë ruanin në rrugë, në mënyrë që të pengojnë ndërhyrjen e popullit.

Burimet njoftuan se pronarët e vendeve të punës  kishin nxjerrur sendet e tyre jashtë me ndihmën e fqinjëve dhe të banorëve, pasi forcat pushtuese njoftuan vendimin e tyre për shkatërrim dhe se shumë familje u dëmtuan si pasoj e këtij  shkatërrimi.

Përveç kësaj, komuna pushtuese në Jerusalem i dha ambasadës amerikane një licencë për të zgjeruar sipërfaqen e saj prej 700 m2.

Administrata amerikane kishte njoftuar në muajin tetor se do të mbyll Konsullatën e Përgjithshme të Jerusalemit të përdorur nga palestinezët dhe në vend të saj,do të formoj një njësi të veçantë në ndërtesën e ambasadës.

Përveç kësaj, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu kishte thënë në një deklaratë se së shpejti do të evakuohet rajoni Han el Ahmer i cili gjendet në lindje të Jeruzalemit.

Në seancën e partisë Likud, Netanjahu iu ishte referuar çështjës së rajonit Han el Ahmer, duke njoftuar shtyerjen e shkatërrimit në muajin tetor dhe duke thënë se evakuimi do të zhvillohet shumë shpejt.

Sipas lajmit të gazetës Haaretz, Netanjahu kishte thënë se qeveria po vazhdon përgatitjet për këtë çështje, duke shtuar se: “Nuk do të tregoj se kur do të zhvillohet ajo.”

Njëri nga zëdhënësit e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamasit, Abdullatif Kanu i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me zhvillimet përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se: “Shkatërrimi i dyqaneve në Kampin e Refugjatëve Shufat nga ana e regjimit pushtues dhe kërcënimet e Netanjahut për shkatërrimin e Han Yunus-it, kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve të Jerusalemit, konfiskimin e pronës së tyre, ndryshimin e adresave dhe emrave si dhe jahudizimin e Jerusalemit. Kjo kërkon që qytetarët e Jeruzalemit  të qëndrojnë të fort kundër hapave racistë.”

Burimi : T.News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne