Gjykata vendos burg për administratorin e ”DH Albania”

Gjykata e Tiranës ka vendosur burg në mungesë për Avdjol Dobin.

Avdjol Dobi është administratori i DH Albania. Kompania në fjalë akuzohet për falsifikimin e dokumentave, ndërkohë që kishte fituar tenderin për Unazën e Re.

Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.

Prej ditësh kanë filluar hetimet për këtë kompani, ndërsa njoftohet se do të ketë të tjera arrestime në vijim.

Dyshimet janë se pas kompanisë DH Albania qëndron biznesmeni Bashkim Ulaj, pasi Dobi ka lidhje familjare me të.

Dobi në fillim ka punuar si recepsionist i një spitali privat në kryeqytet, ndërsa krejt papritur fitoi tenderin prej 20 milionë eurosh nga ana e ARRSH-së me dokumente false.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne