Gjykim dhe terror

Qeveria amerikane ka ndjekur penalisht 825 persona për terrorizëm që nga sulmet e 11 shtatorit. Shumica prej tyre asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë bërë ose nuk i janë afruar ndonjë veprimi të dhunshëm.

Qeveria amerikane i ndan rastet e terrorizmit në dy kategori, raste të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Qëndra e të dhënave të tyre përmban raste të klasifikuara si terrorizëm ndërkombëtar, megjithëse shumë prej personave të akuzuar nuk kane dalë asnjëherë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe nuk kanë komunikuar me askënd jashtë vendit të tyre.

Që nga sulmet e 11 shtatorit, shumica e 825 personave të akuzuar për terrorizëm të ndjekur penalisht nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë janë akuzuar për mbështetje materiale të terrorizmit, bashkëpunim kriminal, shkelje të rregullave emigracionit, kryerje deklaratash të rreme si dhe krime jo të dhunshme të cilat u kanë dhënë prokurorëve liri të madhe veprimi për rezultate të shpejta bindëse ose pranim të fajësisë. 534 të akuzuar kanë pranuar fajësinë sipas akuzave, ndërsa 180 prej tyre janë shpallur fajtorë nga gjykatat gjatë gjykimit. Nga te gjithë, vetëm tre prej tyre janë shfajesuar dhe liruar ndërsa ndaj tre personave të tjerë, akuzat kanë rënë ose jane hequr, duke i dhënë Departamentit të Drejtësisë një rekord gati të përsosur të dënimit për rastet e terrorizmit.

Në Shtetet e Bashkuara, gjatë kësaj kohe ndodhen në paraburgim 357 persona të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizmin, përfshirë 63 persona të pandehur të cilët janë në pritje të gjykimit dhe njëkohësisht mbeten të pafajshëm derisa të dëshmohen fajtorë.

Shumë pak nga të akuzuarit për terrorizëm kishin qëllime ose mundësi për të kryer një veprim të dhunshëm. Shumica nuk kishin lidhje direkte me organizatat terroriste. Shumë prej tyre u kapën në grackat e operacioneve të FBI-së, në të cilat një informator ose agjent i maskuar ishte paraqitur si anëtar i një organizate terroriste. Megjithatë, qeveria amerikane rastet e tilla i përcakton si terrorizëm ndërkombëtar.

430 të akuzuar për terrorizëm janë liruar nga paraburgimi, shpesh pa asnjë masë mbikëqyrjeje ose veshgimi të vazhdueshëm, me sugjerimin se qeveria nuk i konsideron ata si kërcënime të mëvonshme për vendin.

Një pjesë e madhe e të akuzuarve që kishin lidhje të drejtpërdrejta me grupet terroriste ishin rekrutuar si informatorë ose dëshmitarë bashkëpunues dhe kryen fare pak dënim me burg ose nuk bënë fare burg. Aktualisht, ka pasur 33 bashkëpunëtorë të tillë. E kundërta ka ndodhur me shumicën e 307 të akuzuarve të kapur në grackat e operacioneve të FBI-së të cilët janë dënuar me nga dhjetëra vite burg sepse ata nuk kishin pasur asnjë informacion apo dëshmi për të shkëmbyer. Ata thjesht nuk njihnin ndonjë terrorist./ Gazeta Impakt

burimi:theintercept

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne