Gjyshja 88 vjeçare denohet përsëri me 6 muaj burg për mohim të Holokaustit

Një gjykatë gjermane ka shpallor fajtore Ursula Haverbeck, e njohur si ‘gjyshja naziste’, për nxitje të urrejtjes pasi ajo tha se Holokausti është trillim dhe nuk ka pasur kurrë dhoma të gazit në kampin e përqëndrimit të Aushvicit. Gruaja 88 vjeçare mori një dënim gjashtëmujor me burg.

Haverbeck, një mohuese tejet e flaktë e vrasjeve masive të hebrenjve gjatë Holokaustit, mori edhe një denim tjetër, këtë herë, në një ngjarje në Berlin, janarin e vitit të kaluar kishte deklaruar se Holokausti nuk kishte ndodhur dhe asnjë person nuk vdiq në të ashtequajturat dhomat e gazit në kampin famëkeq të vdekjes në Auschwitz, i cili u mori jeten 1.1 milionë njerëzve mes viteve 1940 dhe 1945, kryesisht hebrenj.

Haverbeck i cila tha se nuk ishte fajtore, pretendoi se ajo kishte cituar një libër kur kishte folur në eventimentin e Berlinit. Megjithatë, pas shikimit të filmimeve gjysmë-minutëshe, gjykata vendosi që ato “ishin pjesë nga fjalimi i saj” dhe e shpalli atë fajtore. Argumentimi i avokatit se ndjekja penale shkelte të drejtën e Haverbeck për fjalën e lirë, nuk arriti të shënojë pikë tek gjyqtari, raportoi Der Spiegel.

Autorja e revistave, Haverbeck nuk kishte folur asnjëherë me kujdes për të shprehur bindjet e saj shumë të diskutueshme pa marrë parasysh pasojat.

Muajin e ardhshëm pritet të dalë në gjyq për akuza të ngjashme në qytetin Detmold, ku ajo po apelon dënimin prej tetë muajsh burg që gjykata i dha shtatorin e fundit. Akuzat lidhen rreth një letre që ja kishte dhënë kryebashkiakut të Detmoldit, ku ajo këmbëngulte se Auschwitzi kishte qënë një kamp i thjeshtë pune. Letra perkonte me gjykimin e një ish-roje SS të kampit të Auschwitzit, Reinhold Hanning, i cili u gjykua në Detmold. Gjykata më në fund e dënoi Hanningin pesë vjet burg “për bashkëfajtor në 170,000 raste vdekjesh”.

Në muajin gusht, Haverbeck humbi ne apel në gjykatën e rajonit të Verdenit në Saksoninë e Ulët, e cila e rriti mandatin e saj të burgut nga 10 muaj në dy vjet heqje lirie. Gjykata e shpalli atë fajtore për nxitjen të mohimit të Holokaustit.

Sipas ligjit gjerman, nxitja e urrejtjes përbën jo vetëm inkurajimin e urrejtjes ose dhunës ndaj një grupi të caktuar njerëzish, por edhe miratimin, mohimin ose minimizimin e krimeve naziste. Ata që shpallen fajtorë nga gjykatat përballen deri në pesë vjet burg. Megjithatë, Haverbeck është ende jashte burgut, pasi vendimet për rastet e saj janë ende në pritje.
Haverbeck gjithashtu gjatë kësaj kohe ka marrë dy gjoba dhe një dënim të pezulluar për nxitje trazirash./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne