‘Gjyshja e Afganistanit’ vdes në Kabul

KABUL: Nancy Hatch Dupree, një historiane nga Shtetet e Bashkuara e cila ndihmoi në ngritjen e Qendrës Afgane (Afghanistan Centre) në Universitetin e Kabulit ku punoi për më shumë se pesë dekada për të ruajtur dhe mbrojtur kulturen e ketij vendi, vdiq sot në Afghanistan. Ajo ishte 89 vjeç.

Dupree arriti në Kabul në 1962 si gruaja e një diplomati, por së shpejti u divorcua dhe u martua me Louis Dupree, një arkeolog eksplorator i dhene pas zbulimeve të mjeteve dhe artefakteve paleolite afgane.

Për 15 vitet e ardhshme, ata udhëtuan kryq e tërthor nëpër Afganistan me Land Rover, ndërsa Louis Dupree kryente gërmime në vendet prehistorikë, Nancy shkruajti një seri librash udhërrëfyesë për vendin që u shkaterrua nga dekadat e luftës.

“Ajo e quante veten një monument i vjetër ndërsa shumë afganë e quanin ‘Gjyshja e Afganistanit’,” tha Wahid Wafa, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Afgane. “Ajo e njihte Afganistanin shumë më mirë se kushdo tjetër”.

Një njeri i gjendur përherë në skenën shoqërore të Kabulit gjatë viteve 70. Nje botë e bukur, e ndryshme afgane nga kjo e sotmja, e mbushur me festa te vecanta, ku shihje edhe veshje jo shumë të gjata por qe do te zhdukej me kalimin e kohrave. E detyruan të largohet në vitin 1978, pasi qeveria e mbështetur nga sovjetikët e akuzoi Louis Dupree se ishte spiune.

Bashkëshorti i saj vdiq në vitin 1989 dhe shumicën e kohës para se të kthehej në Afganistan në vitin 2005, e shpenzoi në Pakistan. Ajo punoi shumë në Pakistan në ndihmë të refugjatëve të luftës që sa vinte dhe numri i tyre rritej madje në një moment të shkurtër takoi edhe Osama Bin Laden. Po ashtu blodhi me këmbëngulje te madhe edhe shumë dokumente mbi historinë dhe kulturën e Afganistanit.

Në vitin 2005, pas rënies së Talebanëve dhe instalimit në Kabul të një qeverie të re me mbështetje perëndimore, ajo kthehet me rreth 35,000 dokumente të mbyllura dhe të ruajtura mirë, të cilat u bënë baza për arkivën e Qendrës së Afganistanit në Universitetin e Kabulit.

KJo shkrimtare tepër produktive, u emerua drejtoreshë e Qendrës mes viteve 2006 – 2011 dhe vazhdoi të hynte në zyrën e saj edhe pasi u largua nga posti i saj. Ajo e ktheu atë në një institucion të jetës kulturore të Kabulit me një lumë vizitorësh të interesuar për ta parë.

“Qëllimi i Nancit ishte ruajtja e trashëgimisë së Afganistanit”, tha Wafa. “Ishte një person shumë i këndshëm dhe shumë interesant, e cila pëlqente të fliste me këdo që i vinte për vizitë. Ajo ishte mirëdashëse, ishte shumë e dhënë me inormacionin që ajo kishte dhe gjithmonë lobonte për Afganistanin që e njhte që shpejt.”

Ndërkohë ajo ishte edhe nje kritike e zemëruar fort si ndaj perëndimorëve ashtu edhe ndaj afganëve, pasi e shihte që kulturës afgane më shumë i promovohej ana e saj fanatike. Ajo e mbajti besimin e saj në vendin e saj të adoptuar deri në fund, tha Wafa.

“Pavarësisht 40 viteve të luftës në Afganistan ajo gjithmonë shpresonte për të ardhmen dhe ishte shpresëdhënëse për të ardhmen e brezit të ri në Afganistan”./ Gazeta impakt

burimi:thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne