Gjysmëhëna e Kuqe Turke gëzon jetimët në Sirii

Punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe Turke kanë vizituar kampet ku qëndrojnë jetimët në qytetin Idlib të Sirisë dhe kanë shpërndarë dhurata, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vizitën ku kanë marrë pjesë edhe koordinatori i Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Sirinë, Kadir Akgündüz dhe përgjegjësi për ndihmat, Hakan Sarı, ekipet janë takuar së bashku me fëmijët që ndodhen në jetimoret Zemzem, Ömer Faruk dhe Kemmune, në rajonet periferike të Idlibit.

Punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe Turke kanë kaluar momente me fëmijët dhe më pas kanë shpërndarë dhurata.

Gjithashtu ekipet e punonjëseve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke janë takuar edhe me familjet ku kanë dëgjuar nevojat dhe problemet e tyre.

Ekipet kanë shpërndarë pako iftari për 11 mijë e 500 persona.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne