Global Firepower rendit ushtritë më të fuqishme në botë

Faqja Global Firepower ka renditur ushtritë më të fuqishme në botë si rezultat i vlerësimit të saj në 55 kategori të ndryshme. E para në listë ishte SHBA-ja, ndërsa e dyta Rusia.

Faqja Global Firepower ka renditur 25 vendet me ushtrinë më të fuqishme në botë, si rezultat i vlerësimit të bërë në 55 kategori të ndryshme, duke përfshirë llojshmërinë e armëve në dispozicion, potencialin e mobilizimit dhe nivelin e zhvillimit industrial.

BUXHETI MË I LARTË I MBROJTJES ËSHTË NË SHBA

Në ushtrinë amerikane, e cila renditet e para në listë, ka 6 mijë tanke, më shumë se 13 mijë avionë, 415 anije dhe rreth dy milion ushtarë.

Sipas shifrave të fundit, buxheti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ishte 647 miliard dollar.

Rusia u rendit e dyta në listë me 3 mijë 914 aeroplanë, 20 mijë tanke, 352 anije dhe 3.5 milion personel ushtarak.

Sipas Global Firepower, buxheti i Rusisë për mbrojtje është 47 miliard dollar.

Ushtria e Kinës në të cilën shërbejnë rreth 2.5 milion ushtarë, u rendit në vendin e tretë, me 3 mijë avionë, 7.5 mijë tanke dhe 714 anije.

TURQIA E 9-TA NË LISTË

Sipas një indeks të publikuar nga kjo revistë në muajin maj, Forcat e Armatosura Turke u renditen në vendin e 9-të, me 2 mijë e 446 tanke, 1 mijë e 56 avionë luftarakë, 194 copë anije dhe 710 mijë e 56 personel ushtarakë.

Është raportuar se buxheti i Turqisë për mbrojtje është 10,2 miliard dollar.

Nga ana tjetër India, Franca, Anglia, Korea e Jugut, Japonia dhe Gjermania ishin vendet e tjera që hynë në dhjetshen e parë të listës.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne