Godet Ramushi: Imami im i preferuar është Fan Stilian Noli

Kryeministri i 100 ditëshit Ramush Haradinaj duket se nuk i ka aq të qarta përkatësitë religjioze të figurave më të njohura kombëtare. Ai dje i quajti priftërinj vëllëzërit Frashëri, të cilët ishin bektashinj. Kurse sot, ai ka bërë një huqje të rradhës duke ia ndërruar përkatësinë fetare një personaliteti tjetër.

“Imami është imam që e do vendin e vet e jo Arabinë. Për mu imami është si Fan Noli. Fan Stilian Noli është imami im i preferuar, imami që i duhet Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në një tubim të Junikut, bastioni kryesor i AAK’së.

Duket që Haradinajt, i cili po synon të qeverisë me vendin, i ka ikur informacioni se Fan Stilian Noli ka qenë prift ortodoks dhe nuk ka pasur të bëjë asgjë me fenë myslimane. Megjithatë, fjala e urtë “Sa të rrosh do të mësosh” vlen edhe për liderin e AAK’së./ pampress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne