Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se policët janë njoftuar për një vjedhje në një dyqan dhe kanë shkuar për të kryer veprimet hetimore.

Në momentin që ata kanë shkuar në vendngjarje janë përballur me hajdutin që i ka sulmuar thikë. Bëhet me dije se policët janë plagosur lehtë në këmbë.

Agresori deri tani mësohet se është një i sëmurë mendor, i cili ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe ka goditur policët.

21